Secondary Adv

Diamantet e krijuar ne laborator, kushtojne me pak dhe nuk dallojne nga ato reale

Share on Google+

Shkencëtarët janë në fazë 'rritje' të diamantëve që janë aq të pastër sa që janë pothuajse të padallueshëm nga gurët natyrorë. Diamantët me një karat kultivohen brenda një dite në një laborator në Cardiff duke përdorur metan dhe gaz hidrogjeni. 

 

Studiuesit prapa projektit thonë se gurët e laboratorit janë më të pastër, 20% më lirë dhe më miqësorë me mjedisin sesa ata realë. Profesor Oliver Williams, një fizikan në Universitetin Cardiff, tha për Sky News se diamantët janë më të pastër se çdo gjë që do të shihni në natyrë. "Me kultivuesit më të mirë, më pak se një atom në një trilion është një papastërti. Profesori Williams drejton një ekip që bën diamantë për kërkime në gjysmë përçues por i njëjti proçes mund të përdoret për të rritur gurë dekorativë. Shkencëtarët fillojnë procesin duke vënë një diamant të vogël 'farë' në një dhomë vakumi për të hequr papastërtitë nga ajri. Ata pastaj mbushin me metan dhe gazin hidrogjen të nxehtë në 3,000 ° C (5,400 ° F) për të formuar një plazmë shumë të ngarkuar. 

 

Gazet me shpejtësi shpërndahen, duke çliruar atomet e karbonit nga metani që mbledhin në farën e diamantit. Këto atome natyrisht kopjojnë strukturën kristal të diamantit organik, i cili gjithashtu është i përbërë nga atome karboni. Çdo gur artificial rritet në një shkallë prej rreth 0,0002 inç ose 0,006mm në orë. Diamantet natyrore formojnë mbi miliona vite nën presione të larta dhe temperatura të thella brenda kores së Tokës. Gurët e çmuar të laboratorit po kërcënojnë të shqetësojnë  industrinë e diamantit, me disa kompani në mbarë botën që po rrisin gurët për stoli. 

 

Një diamant artificial zakonisht është 15-20 përqind më lirë se një gur natyral me të njëjtën madhësi. Profesor Williams tha se " njeriu është duke mundur natyrën. Ai gjithashtu është shprehur se ne, njerëzit po e përsosim atë dhe është një arritje e madhe për të rritur një material që ka qenë tradicionalisht shumë e vështirë të rritet". Por, megjithëse diamantet e bëra nga njeriu tani janë duke u shitur në disa bizhuteri të larta,  bosët e industrisë thonë se shumica e konsumatorëve preferojnë gurët realë. Jean-Marc Lieberherr, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Diamanteve, tha se vlera e një perle është pjesërisht për shkak të cilësisë së saj sentimentale. Fakti që nuk mund të dallohen me sy të lirë nuk i bën ato të njëjta ose të barabarta, tha ai. 

 

Mendoni për një kopje shumë të mirë të një pikture Picasso. Ne mund të mos jemi në gjendje të dallojmë atë nëse e shohim veçmas nga piktura reale, por me pajisjen e duhur një ekspert do të jetë në gjendje ta bëjë një gjë të tillë. Njëra ka vlerë të jashtëzakonshme monetare dhe emocionale, ndërsa tjetra është një kopje pa vlerë të natyrshme ose rishitje. Është e njëjta gjë me diamantët.  


Më të lexuarat