
Galaxy X i palosshem do te kushtoje 1800 dollare
Galaxy X, smartphoni i palosshëm nga Samsung i cili pritet të dalë këtë vit, mund të kushtojë 1800 dollarë.
Telefoni i pritur me padurim prej kohësh, i cili ka një emër të koduar si'fitues', pritet të dalë në shitje brenda këtij viti. Kim Jang yeol, kreu i hulumtimeve në Golden Bridge Investiment tha se të ardhurat nga shitjet me pakicë të telefonit të palosshëm të Samsung, mund të arrinin shifrat e deri në rreth 2 milion dollarë pa llogaritur subvencionet nga transportuesit. Në një konferencë për të ardhurat e fundit, Samsung konfirmoi se ishte në proces të zhvillimit të një smartphoni i cili do të mund të përthyhej ose më saktë të palosej. Smartphoni i palosshëm do të ketë një ekran OLED prej 7.3 inç, dhe kur pajisja është e palosur, madhësia e ekranit vlerësohet të arrijë përmasat e 4.5 inç. Samsung Electronics tregoi prototipin për operatorët celularë të mëdhenj amerikanë dhe evropianë në takimet private të veçanta gjatë CES në Las Vegas në fillim të këtij viti.
Skicat e reja të shpikjes, të zbuluara nga faqja holandeze LetsGoDigital, tregojnë një celular të ngjashëm me një libër i cili mund të hapet për tu transformuar më pas në një tabletë. Një nyje e cila është në formën e një menteshe, mban të dy telefonat të bashkuar ose më saktë të dyja ekranet, dhe dy anët mund të jenë dukshëm të palosshme nga brenda, për të mbrojtur ekranet, ose edhe në të kundërtën, nga jashtë. Kur nuk është në përdorim, ekrani i mesëm mund të shndërrohet në një touchpad, i cili mund të shndërrohet në një tastierë lojërash. Patenta që u botua në bazën e të dhënave të WIPO u kërkua nga Samsung Electronics më 24 prill të vitit 2017. Samsung ka kohë që thuhet se po zhvillon një telefon të palosshëm dhe së shpejti do të mund të shihte të bëhet një realitet. Besohet se celularët mund të prezantohen në shfaqjen CES në Las Vegas në janar. Celulari ka numrin e modelit SM-G888N0 - me NO që nënkupton se do të dalë në shitje vetëm në Korenë e Jugut. Sipas faqes hollandeze Lets Go Digital, Samsung Galaxy X do të ketë një dizajn përthyerje me dy ekrane ku njëri prej tyre do të jetë fleksibël.
Përveç smartphonit të palosshëm Galaxy X, ne besojmë se Samsung gjithashtu mund të jetë duke punuar edhe për një tabletë gjithashtu të palosshme,është shprehur faqja holandeze. Samsung ka njoftuar tashmë se ka për qëllim të lançojë një smartphone të palosshmëm vitin e ardhshëm nën markën e saj Galaxy Note. Koh Dong jin, president i biznesit të telefonisë celulare në Samsung Electronics, është shprehur më herët se kompania po mendon të krijojë një gjë të paarritshme më parë në teknologjinë e smartphonëve, një ekran që paloset. Për të paktën dy vitet e fundit, ka pasur zëra se Samsung është shumë afër prezantimit të smartphonit të tij të ri i cili ndryshe nga çdo smartphon tjetër mund të paloset.
Më të lexuarat








