Secondary Adv

Ja vendet me te pasura dhe me te varfera ne bote

Share on Google+

Ne mendojmë për koston e jetesës gjatë gjithë kohës, sidomos kur jemi duke lëvizur nga një vend në një tjetër. Perspektiva jonë është, pra, zakonisht mjaft e ngushtë, të shkojmë në një vend me kosto jetese më të lirë, por edhe ku perspektivat për të ardhmen janë më të larta.

 

Po cilat janë shtetet ku bëhet jetesa më e mirë dhe cilat janë ato shtete të varfra ku pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë për gjërat më të domosdoshme?


Movehud.com ka realizuar një hartë në formë infografie për të treguar vendet ku kostoja e jetesës është e lartë dhe ku ajo është shumë e ulet. Janë plot 119 shtete që janë marrë në studim duke bërë një vlerësim duke e krahasuar me jetesën ne NewYork.
Kjo hartë tregon dallimin në kostot e jetesës kudo në botë duke përdorur shifra nga baza e të dhënave më të mëdha në botë të përdoruesëve në qytete dhe vende të ndryshme të botës. Indeksi i Çmimeve të Konsumit, është përdorur për të përcaktuar ndryshimin në shpenzimet e jetesës midis vendeve të  ndryshme duke marrë parasysh treguesit ekonomike, çmimet për shërbimet publike si: çmimi i mishit, bukës, vezëve, frutave, perimeve, etj, tek çmimi i transportit dhe ai nëpër restorante.

 


CPI në infografik është tregues relativ i shpenzimeve të jetesës të një vendi në krahasim me New York-un. Pra, për shembull, në qoftë se një vend ka një CPI 70 si mesatare, ajo gëzon koston 30% më të lirë të jetesës në krahasim me New York.
Ndërmjet shteteve më të varfra janë: India, Nepali, Pakistani, Tunizia dhe Algjeria. Nga ana tjetër shtetet më të pasura janë: Zvicra, Norvegjia, Venezuela, Islanda dhe Danimarka.

 


Në Evropë, kostoja e jetesës është më e shtrenjtë në Moldavi, Maqedoni, Gjeorgji, Poloni, Ceki dhe në Bullgari, çka i bën këto shtete të renditen si të varfra në rend global.


15 vendet më të varfëra në botë
1.    India
2.    Nepali
3.    Pakistani
4.    Tunizia
5.    Algjeria
6.    Moldavia
7.    Egjipti
8.    Maqedonia
9.    Siria
10.    Kolumbia
11.    Bangladeshi
12.    Indonezia
13.    Gjeorgjia
14.    Marok
15.    Filipine

15 vendet me të pasura në botë
1.    Zvicra
2.    Norvegjia
3.    Venezuela
4.    Islanda
5.    Danimarka
6.    Australia
7.    Zelanda e re
8.    Singapori
9.    Kuvajti
10.    Anglia
11.    Irlanda
12.    Luksemburgu
13.    Finlanda
14.    Franca
15.    Belgjika


Më të lexuarat