Secondary Adv

Panairi Energy Expo & Forum 2018

Share on Google+

 

TREGU I PERBASHKET I ENERGJISE/ ENERGJIA E RINOVUESHME/ MBROJTJA MJEDISORE/ JETA E QENDRUESHME/ E ARDHMJA E ENERGJISE NE RAJON

 

Në datat 5-6 tetor 2018, zhvillohet edicioni i dytë i panairit Energy Expo & Forum, në Expocity Albania. Ky edicion do të fokusohet në potencialet e mëdha të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Greqisë, Kroacisë dhe Serbisë për Investimet në energjine elektrike.

 

Jo vetëm me potenciale të mëdha por dhe të pashfrytëzuara, Shqipëria ka mundësi të mëdha për investime në këtë fushë dhe përforcohet edhe nga politikat aktuale për tregun e energjisë elektrike. Ligji i ri për energjinë e rinovueshme, i miratuar vitin e kaluar me kuadrin ligjor të rregulluar do të krijojë më shumë treg për investime dhe bashkëpunim.

 

Ligji i ri për energjinë e rinovueshme Nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme” që ka hyrë në fuqi në shkurt 2017 përcakton kuadrin ligjor për nxitjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme. Brenda këtij ligji përfshihet dhe instalimi i paneleve solare për familjare dhe biznese. Risia në këtë organizim është jo vetëm gjithëpërfshirje e rajonit dhe më gjerë por dhe në tematikën që do të trajtojë, e cila do të përfshijë edhe çështjet mjedisore e të respektimit të ndryshimeve klimaterike, çështjet e teknikave të ndërtimit në funksion të eficiencës së energjisë.

 

Forumi do të bashkojë sërish grumbullues dhe përpunues të sektorit të energjisë së rinovueshme, duke mbështetur dhe prezantuar rrjetet për investitorët, zhvilluesit dhe konsulentët. Pjesëmarrësit do të marrin informacion për të gjithë spektrin e sektorit të energjise, mundësitë dhe potencialet, procesin e tenderimit si dhe vështirësitë, me fokus të veçantë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe të ardhmes së energjisë në Shqipëri dhe në rajon.

Panairi i Energy Expo & Forum 2018, në Expocity Albania, ka si qëllim inkurajimin e bizneseve dhe bashkëpunimin e të gjithë aktorëve të rëndësishëm në fushën e energjisë, energjisë së rinovueshme, mbrojtjes së mjedisit, ndërtimit dhe zhvillimit lokal në Shqipëri dhe në rajon.


Me fokus në efiçiencën e energjisë, burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit, ky panair ofron platformën e përshtatshme për:

    Njohjen e Investitorëve potencialë me projektet e investimeve dhe kështu të stimulojnë investimet në rritje në sektorin e energjisë, parqet industriale dhe ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura.
    Prezantimin e teknologjisë së avancuar dhe formave të financimit të projekteve të energjisë.
    Përdorimin më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe masave të efiçiencës së energjisë.
    Ecjen përpara për ndërtimin ekologjikisht të ndërgjegjshëm të objekteve.
    Nxitjen e zbatimit të partneriteteve publike-private në Shqipëri dhe rajon.

Pjesëmarrësit

 

Prodhues të energjisë
    Diellore
    Era
    Hidro
    Gjeotermike
    Gazi

 

Transmetimi i energjisë
    Transformatorët
    Linjat e energjisë
    Ingranazhet për shpërndarjen e energjisë

 

Zgjidhjet e teknologjisë së ndriçimit
    Diellore
    Led tech
    Zgjidhje të kombinuara

 

Teknologjia e lidhur me energjinë hidrike
    Turbinat
    Sistemet e tubave

Teknologjia e kursimit të energjisë

Bankat
    Bankat tregtare
    EBRD
    BSTDB
    WB-IFC

Shoqëritë e shërbimeve publike
    Osshe
    KESH
    OST
    ERE

Projektet e mëdha të Energjisë
    Koncensionet e reja
    Projekte smart dhe ekologjike

Forumi
    Pjesëmarrja në konferencë shoqërohet me një vizitë të organizuar në Panair.
    Sponsorat e Panairit do të kenë një hapësirë për PR prezantim në Forum.


Forumi

Temat kryesore që do të trajtohen në forum lidhen me:

    Energjinë e Gjelbër
    Eficiencën e Energjisë
    PPP
    Menaxhimin e Ujërave
    Ndërtesat eficiente
    Ndryshimet klimaterike

Pjesëmarrësit në forum:
    Përfaqësues të qeverisë shqiptare.
    Investitorët.
    Aktorët e tregut të energjisë.
    Prodhuesit.
    Kompanitë projektuese shqiptare për studimet e fisibilitetit dhe ndikimin në mjedis.
    Përfaqësues të bashkisë së Tiranës.
    Drejtues të planifikimit të qytetit e rajonit.
    Drejtorë ekzekutive e përfaqësues të tjerë të rëndësishëm të shoqërive të infrastrukturës dhe energjisë.
    Këshilltarë të energjisë dhe të infrastrukturës.
    Zyrat e avokatisë që operojnë në fushën e energjisë dhe të infrastrukturës.
    Ekonomistë në fushën e energjisë e shumë të tjerë.

Kontakt



Adresa: Expocity Shqipëri, Tirane-Durrës, Autostrada Km 8, Tiranë, Shqipëri 1032

Cel: +355 67 409 0069

MP & Specialiste Komunikimi: marketing@expocity.al

Informacion i Përgjithshëm: info@expocity.al


Më të lexuarat