Secondary Adv

Amerika do lejoje prodhimin e makinave pa timon

Share on Google+

Shumë shpejt në Amerikë do të lejohet prodhimi i makinave pa timon nën kushte të caktuara dhe vetëm për makinat autonome te nivelit 4.   

 

Rregullat e sakta, të cilat janë detyruese, ende nuk janë të shkruara. "Kur nevojitet rregullimi, Departamenti i Transportit Amerikan do të kërkojë rregulla që janë jo-përshkruese dhe të bazuara në performancën e mundshme,"thotë raporti. Një kompani që do të përfitonte veçanërisht nga rregullat e reja është GM Cruise, firmë e General Motors. 

Ajo ka dizajnuar një version pa timon të Chevrolet Bolt i gjithi-elektrik dhe ka në plan të përdorë atë vitin e ardhshëm në një projekt komercial. Waymo, gjithashtu po planifikon një projekt të ngjashëm më vonë këtë vit, por makina e tij do të ketë timon drejtues, edhe nëse askush nuk do të ulet pas tyre. GM Cruise ka më pak eksperiencë në makinat me sistem vetëdrejtues sesa Waymo, por mund të shfrytëzojë teknologjinë prodhuese të GM-së për të projektuar dhe prodhuar në mënyrë masive një makinë të projektuar posaçërisht për vetëdrejtim. 

 

Teknologjia e re dhe modelet e makinave vetëdrejtuese pa timon dhe pedale janë të përshtatshme për autonominë e Nivelit 4, që do të thotë se ka ende kufizime të caktuara: Ajo nuk mund të shkojë kudo, në çdo kohë, në kushte, si mund të bëjë një makinë e Nivelit 5, por as nuk duhet të ketë një shofer të aftë për të marrë përsëri kontrollin pas një paralajmërimi, si në nivelin e 3-të. Nivelet 3 dhe 5 janë të përcaktuara mirë, por kufizimet në Nivelin 4 nuk janë të qëndrueshme dhe të përcaktuara qartë.  

 

As Waymo as GM Cruise nuk kanë thënë se sa i kufizohet gjeografikisht do të jetë shërbimi i tyre i Nivelit 4. Por në fillim të këtij viti, GM Cruise tha se makinat e saj do të vozisnin "ditën dhe natën" në çfardo kushti atmosferik, duke përfshirë mjegull dhe shi. Vitin e ardhshëm Audi do të jetë kompania e parë që në fakt do të shesë një makinë të Nivelit 3 për konsumatorët, në vend që ta përdorë atë për shërbime të transportit. Opsioni, i cili do të vijë në Audi A8, do të kërkojë që një shofer të jetë gati të marrë përsipër, që makina të arrijë më pak se 50 kilometra në orë (37 mph) dhe të punojë vetëm në rastet e një trafiku të mbingarkuar ku makinës do ti duhet vetëm të ndjekë atë që qëndron përpara saj. 

Por për momentin shitjet e Audi do të kufizohen në Gjermani dhe disa vende të tjera evropiane, të cilat ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, kanë rregulla të përditësuara dhe uniforme. "Rrugët e Gjermanisë janë të standardizuara në nivel federal", thotë Brad Stertz, drejtori i Audi. "Ne do të veprojmë vetëm në autostrada në kushtet e bllokimit të trafikut fillimisht, dhe gjithashtu në Holandë dhe disa vende të tjera rreth Gjermanisë që kanë rregulla të ngjashme".


Më të lexuarat