
Kina prezanton teknologjite me te fundit te survejimit
Në Kinë është zhvilluar një ekspozitë rreth sistemeve të survejimit dhe sigurisë, në të cilën janë prezantuar pajisje të ndryshme me teknologjitë më të fundit.
Nga programet e realitetit virtual të trajnimit të policisë e deri tek dronët që mbajnë armë dhe skanera të irisit, një ekspozitë publike e sigurisë në Kinë tregoi gamën e mjeteve me teknologji gjithnjë e më shumë të lartë dhe avancuar, në dispozicion të policisë së vendit. Ekspozita, e cila u zhvillua në Pekin, theksoi teknologjinë e mbikëqyrjes dhe monitorimit ashtu si dhe shpenzimet pëer këto teknologji dhe pajisje të cilat vijnë gjithnjë e më në rritje.
Aplikacionet më të padëmshme, siç janë sistemet e sigurisë për shtëpitë si dhe aplikacionet e të dhënave të mëdha të cilat ndihmojnë në reduktimin e trafikut të ngarkuar, gjithashtu morën pjesë në konferencën e pajisjeve më të fundit të vëzhgimit dhe sigurisë. Megvii, një kompani e inteligjencës artificiale e mbështetur nga gjigandi i tregtisë së internetit, Alibaba, prezantoi syze të ndryshme inteligjente, të cilat aktivizojnë një alarm zanor në moementin që dallojnë një të dyshuar. Gjithashtu vihet re se kostoja e tyre është shumë e lartë, ku një palë prej tyre kushton rreth 20,000 juanë ose 2,900 dollarë. Kompani të shumëfishta gjithashtu treguan skanera irisi, të cilët specializohen në zbulimin dhe përputhjen e modeleve unike në iris, pjesën me ngjyrë të syrit të njeriut.
"Nga faza e fetusit deri në adoleshencë deri në moshën e rritur, irisi mbetet i njëjtë," shpjegoi James Wang, drejtor i marketingut në IrisKing, tek AFP. Krahasuar me shenjat e gishtërinjve dhe njohjen e fytyrës, shkalla e gabimit për irisin është gjithashtu më e ulët. Të dhënat nga irisi është mjaft e vështirë ti falsifikosh, është shprehur një nga krijuesit e teknologjisë. Kina shpenzoi rreth 1.24 trilionë juanë për sigurinë vendase në 2017, një rritje prej 12.4 për qind nga një vit më parë. Rritja e sigurisë në rajonet e pakicave të Kinës ka qenë një prioritet, sipas raportit të Zenz. Në Tibet, ku tibetianët e shumtë janë ngritur në protestë ndaj politikave të Pekinit gjatë viteve, shpenzimet e brendshme të sigurisë u rritën më shumë se 400 përqind midis 2007 dhe 2016, pothuajse dyfishi i rritjes së shpenzimeve në të gjitha provincat dhe rajonet për të njëjtën periudhë.
Por ekspozita e sigurisë tregon se sa gjerësisht teknologjia po zbatohet për një sërë sfidash për forcat e sigurisë publike të vendit. Një kompani e teknologjisë me bazë në Shenzhen e quajtur ZNV përdor analiza të videove, të tilla si zbulimi i "mikro-shprehjeve" të fytyrës, për të analizuar reagimet emocionale. Në një kabinë të drejtuar nga Instituti i Parë Hulumtues i ministrisë së sigurisë publike, pjesëmarrësit e konferencës qëndruan në rradhë për të provuar një lojë VR përmes së cilës policëve u mësohej përdorimi i duhur i armëve të zjarrit.
Më të lexuarat








