Kinemaja të ofron një eksperiencë unike që nuk mund ta përjetoni në shtëpi; ekranet IMAX dhe e tingujt e pabesueshëm që e rrethojnë, të ngjallin emocion, frikë, etj. Ne i shohim filmat në salla kinemaje standarde, ulur në karrigen e kuqe ose blu dhe nëse salla është plot duhet të mbash në prehër çantën, xhupin dhe kokoshkat, por nuk është e thënë që ato duhet të jenë patjetër ashtu.
Këto kinema do ju tregojnë sa e mrekullueshme mund të jetë përvoja e ndjekjes së një filmi. Historitë e tyre janë nga më interesantet! Disa u kanë mbijetuar bombardimeve, të tjera janë shkatërruar dhe restauruar duke ruajtur unicitetin e tyre. Ato dallojnë jo vetëm për domethënien e tyre kulturore, por edhe për vlerën arkitekturore. Ka edhe të tjera, moderne e me dizajn shumë të rrallë! Shikuesit mund t’i ndjekin filmat të shtrirë në krevat, ose në një varkë të ankoruar pranë ekranit! Përjetoni nëpërmjet fotove emocionet që falin këto salla kinemaje të cuditshme.
1.Kinemaja kineze Grauman, Los Angeles-SHBA
2. Teatri Olimpia, Greqi
3. Teatri Orinda, Kaliforni-SHBA
4. Kinemaja Orange Club, Pekin, Kine
5. Kinemaja City, Rishon Lezion, Izrael
6. Kinemaja Elektrike, Notting Hill, Londer - Angli