Secondary Adv

Balona me e madhe ne bote, gati per perdorim

Share on Google+

 

Me rreth 92 metra gjatësi, më padyshim që Airlander 10 është avioni më i gjatë në botë. Kjo balonë ishte projektuar për herë të parë në 2010, por për një sërë probleme buxhetore nuk arriti të përfundonte në kohë. Së fundmi falë një granti prej 5.250.000 dollarësh nga Britania e Madhe është vendosur që vitin që vjen avioni të bëjë fluturimin e parë komercial.

 


Sipas faqes informative The Verge avioni ishte projektuar fillimisht për mbikqyrje dhe zbulim nga ana e ushtrisë së SHBA, por qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është duke menduar që të përdorë atë për të transportuar mallra me çmim të ulët.

 


Anija, e quajtur më parë HAV304, është e aftë të mbajë rreth nëntë ton mallra deri në pesë ditë pa bërë ulje në tokë. Gjithashtu është rreth 20 për qind më e lirë se një helikopter për të vepruar.
Avioni gjigant aktualisht është duke u mbajtur në Cardington, Britani, në një magazinë të madhe, të mjaftueshme për të akomoduar një objekt  34 meta të gjerë dhe 26 metra të lartë.

 


Duket si anije fluturuese gjigande dhe ka një formë unike aerodinamike. Struktura në formë harku siguron deri në 40 për qind të fuqisë së avionit. Kjo i lejoi inxhinierët që bëjnë një avion shumë më të rëndë se ajri, duke hequr nevojën për një ekuipazh që rri mbi litarë për ta mbajtur atë poshtë.
Avioni është i mundësuar nga katër motorrë turbo nafte me 350 kuaj fuqi dhe me injeksion direkt V8. Dy motorë të montuar përpara dhe dy të montuar mbrapa.

 


Plani është që Airlander 10 të bëjë të mundur zhvillimin e Airlander 50, e cila do të jetë në gjendje që të transportojë deri në 50 ton mallra. Avion kombinon më së miri me dizajnin e aeroplanit, airship-it dhe helikopterit. HAV beson se mund të jetë një treg botëror mes 600 dhe 1.000 të këtyre lloj avionëve.
Tani për tani, kompania ka në plan që të prodhojë rreth 10 në vit për katër apo pesë vitet e ardhshme. Kjo pritet të çojë në krijimin e vendeve të punës për 1800 persona në zonën e Bedfordshire.

 

 

 

Te dhena teknike:

Airlander 10
Vëllimi: 38.000 m³
Gjatësia: rreth 92 metra
Gjerësia: 43.5 metra
Lartësia: 26 metra
Përballimi: 5 ditë në lartësi
Lartësia në ajër: Deri në 6100 m
Shpejtësia: 148 km/orë
Pesha: 20.000 kg
Kapacitet i ngarkesës: 10.000 kg


Më të lexuarat