Samsung ka zbuluar të gjitha detajet e modelit unik të telefonit që paloset, Galaxy Fold i cili do të dalë në treg për përdoruesit me një çmim të kripur prej 2,000 euro.
Një video e re me kohëzgjatje rreth 4 minuta shpjegon me detaje të gjitha karakteristikat e Galaxy Fold, duke përfshirë edhe ato detaje lidhur medizajnin e telefonit. Gjithashtu aplikacionet dhe mënyra se si ato hapen në smartphonin me modelin unik, shfaqen në video.
Aplikacione si Google Maps por dhe shumë të tjera mund të hapen në të dyja formatet e telefonit, si në atë të zmadhuar kur shpaloset, si dhe në atë të telefonit normal, kur është i mbyllur. Samsung Galaxy Fold ende nuk është në duart e konsumatorëve por sipas kompanisë do të jetë shumë shpejt, pasinë 3 maj të këtij viti mendohet të dalë në shitje. Në video tregohet cilësia e ekranit 7.3 inç, teksa përdoruesi bën thirrje telefonike, luan lojëra, shikon filma, apo edhe bën fotografi.
Telefoni synon t'u japë përdoruesve një ekran më të madh, më të lëvizshëm, që gjithashtu ka karakteristikat dhe veçoritë më të fundit. Telefoni mund të karikohet përmes wirelessit dhe u lejon përdoruesve të karikojnë pajisje të tjera thjesht duke i vendosur ato pranë Galaxy Fold. Galaxy Fold përdor një ekran 4,6 inç të një smartphoni tradicional dhe një ekran të dytë më të madh të vendosur brenda trupit të saj, i cili hapet për të formuar një ekran AMOLED Infinity Flex prej 7.3 inç.
Ky ekran i ri i madh lejon që tre aplikacione të mund të shfaqen njëkohësisht. Shumë veçori standarde të smartphoneve janë të përfshira në pajisjen, duke përfshirë një skaner të gjurmëve të gishtave, por gjithashtu mbizotërojnë gjashtë kamera në total, ku tre janë vendosur në pjesën e pasme, dy në brendësi dhe një në pjesën e përparme të pajisjes. Bateria vjen në 4380mAh, një nga më të mëdhatë në dispozicion në një smartphon.
Çmimi i pajisjes për përdoruesit Europianë do të jetë 2,000 euro. Dizajni i palosshëm është trendi më i ri i smartfonëve për vitin 2019, ndërsa prodhuesi kinez Huawei zbulon një pajisje të ngjashme pak ditë më parë, të njohur si Mate X.