Secondary Adv

Samsung Galaxy S6 dhe Edge lene pas rivalin e tyre Iphone 6

Share on Google+

 

Telefonat me te rinj Samsung  Galaxy S6 dhe S6 Edge, vijnë së bashku me një sërë tiparesh e shërbimesh të reja. Ka shumë gjëra që ky model telefoni mund ti bëjë duke lënë pas rivalet e tij si iPhone 6 dhe 6 Plus. Ja disa nga shërbimet më ekskluzive që gjenden tek Samsung!


1.Ju mund të përdorni Galaxy S6 dhe S6 Edge për të bërë pagesat në çdo dyqan duke përdorur një lexues karte krediti.

Apple Pay, e cila është në përputhje me iPhone 6 dhe 6 Plus, punon vetëm me NFC të aktivizuar.


2. Ju gjithashtu mund të karikoni celularin e ri nga Samsung me karikuese wireless (pa tel).

Kurse IPhone i Apple duhet të lidhet me sistemin për tu ngarkuar bateria.


3. Galaxy S6 dhe S6 Edge mund të karikohet shumë shpejt; Samsung thotë se vetëm me 10 minuta karikim ju do të mund ta përdorni për katër orë.

IPhone nuk e ka teknologjinë e “karikimit të shpejtë” të ndërtuar në të.


4. Me Edge Galaxy S6, ju mund të caktoni një ngjyrë të veçantë për çdo kontakt. Telefoni juaj do të ndizet në atë ngjyrë kur kontakti t’ju bëjë një thirrje.

Asnjë tipar i tillë nuk ekziston në iPhone.


5. Ju mund të hapni kamrën tek Galaxy S6 dhe S6 Edge vetëm nga prekja dy herë e home button.

Në iPhone, u duhet të hapni aplikacionin për kamerën ose të shtypni ikonën e saj në ekran.


6. Kamera tek smartphone-ët e rinj të Samsung gjurmon lëvizjet e subjektit duke mos e humbur fokusin, pra fokusimi tek objekti është një ndër pikat më të mira të kamerës së Galaxy S6 dhe S6 Edge.

IPhone nuk e bën këtë, edhe pse Apple ka shtuar disa karakteristika të reja për iOS 8 që e bën atë më të lehtë për të kapur një foto.

7. Të dy smartphone-ët e rinj të Samsung vijnë me një aplikacion “smart manager” që ju lejon të skanoni telefonin tuaj vetëm me një të shtypur të butonit.

Disa aplikacione, si Checker, pretendojnë se bëjnë të njëjtën gjë për iPhone, por është e paqartë se si në të vërtetë punon.

 

8.Samsung Galaxy S6 and S6 Edge, të lejojnë më shumë se një aplikacion që të hapet në “home screen” .

Ndërsa IPhone nuk ju lejon të hapni më shumë se një app në ekran në të njëjtën kohë.
 

9. Galaxy S6 dhe Edge S6 mund të masë rrahjet e zemrës gjithashtu.

Apple ka shtuar disa karakteristika të shëndetit në iPhone gjatë disa viteve të fundit, sikurse është “step counter” në iPhone 5s. Megjithatë asnjë nga iPhone-ët e Apple nuk ka një normë për monitorimin e zemrës.


10. Me Galaxy S6 dhe S6 Edge, ju ende mund të shihni orën edhe kur pjesa tjetër e ekranit është kthyer off.

Nuk ka asnjë mënyrë për të bërë këtë në iPhone.


Më të lexuarat