Orama Minimal Frames, risia e ketij viti nga Veral Alumin
ORAMA Minimal Frames është një kompani inovative që prodhon dhe ofron vetrata me korniza rrëshqitëse në 26 vende në të gjithë botën. Produktet e saj janë të një kualiteti të lartë dhe të certifikuara.
Orama Invisible Frame rimodelon kornizat rrëshqitëse duke i fshehur profilet në dysheme ose në mur. Ky produkt garanton 100% izolim termik, akustik dhe jep një pamje të shkëlqyer pa humbur asnjë vlerë izolimi nga ajo që keni pritur. "Puna jonë është që të mos i japim konsumatorit atë që ai dëshironte, por atë që ai nuk kishte ëndërruar ende". Ndikimi që ne ju premtojmë niset nga ai vizual, eleganca dhe performanca, duke përdorur materiale me cilësi të lartë dhe duke i kushtuar vëmendje maksimale detajeve të projektimit, estetikës dhe funksionalitetit.
Orama prezanton komponentë të veçantë të aluminit të bërë me dorë me një dizajn modern dhe minimal, me një hapësirë prej vetëm 24 mm, të cilat i përgjigjen kërkesave praktike, funksionale dhe performancës së shkëlqyer termike dhe akustike, sigurisë së pakushtëzuar dhe fleksibilitetit të lartë, që plotësojnë të gjitha nevojat. Orama është sistemi standard i kornizës minimale që ofron një hapje praktikisht pa kornizë nga tavani në dysheme. Me një gjerësi minimale të profilit 24 mm dhe një shikueshmëri maksimale në 4 mm, mund të ofrojë pamje pa pengesa për çdo lloj ambjenti. Ne krijojmë artin me korniza alumini minimale!