
10 ndertesat me te larta te 2015-es
Lista e mëposhtme është botuar nga BuzzBuzzHome, e bazuar në të dhënat nga Këshilli mbi ndërtesat më të gjata dhe Urban Habitat, autoriteti më i njohur për klasifikimet e kullave më të larta.
Ndërtesat zyrtarisht më emërtimin të gjata, të paktën mbi 200 metra janë dyfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit, dhe numri i "megatall" kullave më të larta - të paktën mbi 600 metra - pritet të ndërtohen nga dy, deri 10 në vitin 2020.
Me pak fjalë ndërtimi në botë nuk po njeh më kufij, sa më shumë vite kalojnë aq më shumë përparon arkitektura e ndërtesave duke arritur lartësi të reja.
Në të vërtetë, këtë vit janë duke u ndërtuar 10 kulla të reja, me një lartësi minimumi 338 metra. Ato janë ndërtesat më të larta të 2015-ës.
10. Selia e ADNOC në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe - 342 metra.
Kate: 76
Renditja global pas përfundimit: e 62-ta më e lartë
Fakt interesant: Selia e re për Kompaninë Abu Dhabi National Oil është duke u ndërtuar disi në mënyrë ironike me LEED Gold, sipas certifikimit për ndërtimin e gjelbër.
9. Forum 66, Kulla 2 në Shenyang, Kinë - 351 metra. Kate: 68
Renditja globale pas përfundimit: e 56-ta më e lartë
Fakti interesant: Kur të përfundojë plotësisht, kompleks multi-funksional do të përfshijë një qendër tregtare, hotel, hapësirë për zyra, njësi banimi dhe një metro. Kulla 2 do të jetë ndërtesa më e lartë në Shenyang të Kinës.
8. Kulla OKO në Moskë, Rusi - 352 metra. Kate: 85
Renditja globale pas përfundimit: e 55-ta më e lartë
Fakt interesant: Kulla është pjesë e Qendrës së Moskës të Biznesit Ndërkombëtar, një lagje e përzier e vendosur brenda metropolit rus. Ajo është projektuar nga Skidmore, Owings & Merrill, e njëjta firmë arkitekture që ka hartuar One World Trade Center në New York City dhe Khalifa Burj në Dubai.
7. Kulla Vostok në Moskë, Rusi - 373 metra.
Kate: 95
Renditja globale pas përfundimit: e 43-ta më e lartë
Fakti interesant:Ashtu sikurse OKO, Kulla Vostok është gjithashtu pjesë e rrethit të biznesit të Moskës. Pasi ndërtesa të përfundojë së ndërtuari, ajo do të jetë më e larta në Evropë.
6. Eton Place Dalian Tower 1 në Dalian, Kinë - 1383 metra
Kate: 80
Renditja globale pas përfundimit: e 37-ta më e lartë
Fakti interesant: Kulla 1 është një nga pesë rrokaqiejt në zhvillimin e sipër për kompleksin e kolegjit Etoni në Dalian, e cila gjithashtu përfshin një ndërtesë 62-katëshe dhe katër kulla 42-katëshe.
5. Kulla e Autoritetit të Tregut Kapital në Riad, Arabi Saudite - 385 metra.
Kate: 79
Renditja globale pas përfundimit: e 34-ra më e lartë
Fakti interesant: Shtresa e jashtme e kullës do të jetë me panele duke i dhënë një hije ndërtesë nga dielli i shkretëtirës.
4. 432 Park Avenue në New York City - 426 metra. Kate: 85
Renditja globale pas përfundimit: e 22-ta më e lartë
Fakti interesant: Sikurse është thënë edhe më parë, 432 Park Avenue është ndërtesa më e lartë në hemisferën Perëndimore. Njësia më e shtrenjtë e ndërtesës në treg, Penthouse 94, është një nga shtëpitë më të mëdha, me gjashtë dhoma gjumi, me një çmim rreth 82.500.000 dollarë. Cmimi këtu shkon 9.994 dollarë për metra katrore.
3.Marina 101 në Dubai - 426 metra.
Kate: 101
Renditja globale pas përfundimit: e 2-ta më e lartë
Fakti interesant: Ndërtimi mbi Marina 101, kulla e dytë më e lartë në Dubai, fillimisht nisi në 2006 por u bllokua për shkak të krizës globale financiare. Projekti më në fund do të përfundojë këtë vit.
2. Qendra Wuhan në Wuhan të Kinës - 438 metra.
Kate: 88
Renditja globale pas përfundimit: e 19-ta më e lartë
Fakti interesant: Forma aerodinamike e kullës është projektuar për të reduktuar rezistencën e erës dhe veprimin e shtreave të ajrit që mblidhen rreth kullave super-gjata.
1. Kulla Shanghai në Shanghai të Kinës - 632 metra e lartë.
Kate: 128
Renditja globale pas përfundimit: e 3-ta më e lartë
Fakt interesant: Tashmë ndërtesa më e lartë në të gjithë Azinë, kryeson si një shënjestër e preferuar e të ashtuquajturave "rooftoppers”.
Më të lexuarat








