Treni më i shpejtë në botë quhet Alfa-X dhe është zhvilluar në Japoni, mund të arrijë shpejtësi deri në224 mph dhe do jetë gati brenda vitit 2030.
Quajtur Alfa-X, ai është i aftë të arrijë shpejtësi deri në 224mph dhe përbëhet nga dhjetë vagona. Dizajni i trenit më të shpejtë në botë është mjaft iveçantë, ai ka formën e një hunde që vjen duke u zgjatur deri në 72 metra në pjesën e përparme të tij.
Gjithashtu ngjyra e trenit është e argjendtë duke e bërë atë edhe më të veçantë. Lokomotiva është caktuar që të fillojë testet e saj, ndërsa qarku përgatitet të zgjerojë rrjetin e trenave të quajtur trena me shpejtësinë e plumbit. Sapporo, qyteti kryesor në rajonin verior Hokkaido të Japonisë, do të jetë i lidhur me pjesën tjetër të rrjetit ultra-të shpejtë dhe nëse treni do të arrijë shpejtësinë e tij të pretenduar nga kompania krijuese, një udhëtim midis Tokios dhe Sapporos do të ishte gati i përgjysmuar në katër orë e gjysmë.
Ky tren vjen i pajisur me një mori teknologjish të tjera, si dhe me shpejtësinë e tij të jashtëzakonshme. Gjithashtu është i pajisur me një frenim ajror, si dhe një frenim konvencional në çati, i kontrolluar nga pllakat magnetike pranë binarëve. Zhvillimi i gjeneratës së ardhshme të trenave bazohet në konceptet kyçe të performancës së lartë, një nivel të lartë në rehati, një mjedis operativ më të lartë dhe mirëmbajtje inovative, thotë hekurudha e Japonisë Lindore, e njohur si JR East.
Alfa-X vjen me karakteristika të tjera të çmuara për ta bërë atë më pak të ndjeshëm ndaj tërmeteve. Hunda e Alfa-X është projektuar për të zvogëluar zhurmën dhe presionin në shpejtësitë ekstreme dhe ta bëjë atë më të sigurt duke shkuar në tunele. Aktualisht, trenat më të shpejtë në botë janë në 200mph, të gjendur në Japoni dhe në Francë.