Secondary Adv

Ja kush jane 10 shtetet me te vogla ne bote!

Share on Google+

 

Me mbi 200 shtete që ekzistojnë sot në botë, është e lehtë të mendosh se fjala "vend" barazohet me një zonë masive të tokës me numër të madh njerëzish. Dihet se Rusia është shteti më i madh në botë, por si qëndron puna me shtetin më të vogël në botë, nëmadhësinë e një fushe golfi.


Disa nga këto kombe janë aq të vogla sa qytetet brenda këtyre kombeve të tjera janë gjigantë në krahasim me ta. Ka shumë vende në botë me një sipërfaqe prej më pak se 400 kilometra katrorë, ato ndodhen kryesisht në Evropë, Karaibe, dhe në Paqësor.
Me qeveritë dhe kulturën e tyre, këto vende të vogla janë disa nga vendet më të pasura, më të largëta, dhe më intriguese në botë. Le të hedhim një vështrim tek 10 shtetet më të vogla që ekzistojnë sot në botë!


1. Qytet-shteti i Vatikanit – 0.44 kilometra katrorë

 

Vatikani është shteti më i vogël në botë, me 842 banorë, ku asnjëri prej tyre nuk është banor i përhershëm. Ky shtet që rrethon bazilikën e Shën Pjetrit është qendra shpirtërore për katolikët në botë.

2. Monako – 2.02 km2

 

Shteti i vogël i Monakos shtrihet përgjatë rivierës franceze në brigjet mesdhetare franceze afër Nicës. Në këtë shtet të njohur me kazinotë e tij, Monte Carlo dhe Princeshën Grace, jetojnë plot 30,508 banorë.


3. Nauru – 21 km2


9,488 banorët e këtij ishulli të Paqësorit mbështeten në depozitat e fosfatit që janë gjithnjë duke u zvogëluar. I njohur më parë si Ishulli i Këndshëm, Nauru u shpall shtet i pavarur në vitin 1968.


4. Tuvalu – 26 km2

 

Tuvalu përbëhet prej 9 ishujve të koraleve që shtrihen përgjatë një vargu të gjatë 580 kilometra në Polinezi. I njohur më parë si Ishujt Ellice, ky shtet me 10,782 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1978.

 

5. San Marino – 61.2 km2

 

Ky shtet në Malin Titano, në veri të Italisë qendrore, ka 32,742 banorë. Duke qenë i themeluar në shekullin e katërt, San Marino pretendon të jetë shteti më i vjetër në Evropë.


6. Lihtenshtejn – 160 km2

 

Ky shtet me 37,313 banorë shtrihet përgjatë lumit Rhine, ndërmjet Zvicrës dhe Austrisë, në Alpe. Lihtenshtajni është një vend i bukur për t’u vizituar.

 

7. Ishujt Marshall –  181 km2

 

Koralet, shkëmbinjtë nënujorë dhe 34 ishujt që dikur ishin pjesë e Territorit të Mirëbesimit të Ishujve të Paqësorit, e fituan pavarësinë në vitin 1986. Ky shtet ka 70,983 banorë.

 

8. Saint Kitts dhe Nevis – 261 km2


Ky shtet i përbërë prej dy ishujve në Karaibe, me 51,538 banorë, e fitoi pavarësinë në vitin 1983. Nevis është ishulli më i vogël të cilit i është garantuar e drejta për shkëputje.


9. Maldivet – 298 km2

 

200 ishujt që e përbëjnë këtë shtet janë të banuar nga 393,595 banorë. Këta ishuj e fituan pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1965.

 

10. Sejshel – 455 km2


91,650 banorët e këtij grupi të Ishujve të Oqeanit Indian janë të pavarur nga Mbretëria e Bashkuar që nga viti 1976. Ky është një vend i mrekullueshëm për pushime!


Më të lexuarat