Samsung ka njoftuar eventin e saj të rradhës tëprezantimit të Galaxy Note 10, i cili do të zhvillohet më7 Gusht në 4PM ET në Barclay’s Center në Brooklyn, NY.
Nuk ka shumë të dhëna që ofrohen nga ftesa e eventit, ku i vetmi detaj që bie në sy mjaft është një stilolaps Pen S dhe një lente të vetme të kamerës, të cilat qëndrojnë si elementët e vetëm.
Zbulimet më të fundit japin pak më shumë të dhënateksa flitet për një dizajn të freskët për Note 10 që do të shfaqë një kamera të vetme të përparme të ngulitur në ekran, e ngjashme me Galaxy S10 të prezantuar më parë këtë vit. Ka edhe zëra të kundërta rreth kufjeve 3.5mm, me një raport që pohon se Samsung mund të ketë hequr vendin ku vendosen kufjetnë Note 10.
Gjithashtu ka njoftime se Samsung do të lëshojë dy madhësi të Note 10 këtë vit, ashtu siç edhe ndodh për linjat e zakonshme Galaxy S të telefonave në vitet e mëparshme, me përmasat 6,28 inç dhe 6,75 inç. Kompania gjithashtu mund të ofrojë variante 5G të të dyja këtyre madhësive, për një total prej katër modelesh të ndryshme Galaxy Note 10.
Pyetja më e madhe për eventin e 7 gushtit nuk është nëse Note 10 do të prezantohet por nëse Samsung do ta përdorë atë event për të dhënë përditësime të hedhjes në treg për Galaxy Fold, për të cilin Samsung u shpreh se u nxitua në hedhjen në treg të pajisjes përpara se të ishte plotësisht gati.