
10 telefonat celulare me te shtrenjte ne bote
Kur bëhet fjalë për telefonat celulare apo “smartphone-ët”, të gjithë duan teknologjinë më të fundit, pavarsisht cmimeve të shtrenjta që mund të kenë. E pra, nëse ju mendoni se po flasim për teknologjitë më të fundit të kompanive si Apple, Samsung, Sony, LG, etj, gaboheni!
Lista jonë me telefonat celularë më të shtrenjtë në botë nuk përbëhet nga Iphone 6 apo Samsung Galaxy s6, por me celularë të cilët mbase nuk ju ka rastisur që ti gjeni nëpër dyqane. Kjo për arsye sepse shumica e tyre janë të punuar ekskluzivisht për një numër të kufizuar njerëzish. Përvec cilësisë së tyre dhe teknologjisë së lartë, zbukurimi me diamante, rubinë, safire e gurë të tjere të cmuar i bën ato të parrezistueshem por në të njejten kohë edhe më të shtrenjtët në botë.
10. Vertu Signature Diamond - 88,000 dollarë
Ky telefon është i bërë nga platini, montimi i të cilit pretendohet të jetë bërë me dorë, gjithashtu thuhet se është zbukuruar me diamante të punuara enkas për të. Deri më sot janë punuar vetëm 200 diamantë të këtij lloji.
9. iPhone Princess Plus - 176.400 dollarë
iPhone Princess Plus nuk ka ndonjë të veçantë që e dallon shumë nga iPhone-t e Apple, me përjashtim të asaj se është bërë nga dizajneri i famshëm i Austrisë, Peter Aloisson. Përveç arit, Princess Plus është i zbukuruar edhe me 180 diamante të cilësisë më të mirë.
8. Black Diamond VIPN Smartphone - 300.000 dollarë
Koncepti elegant për këtë model të Sony-t është krijuar nga Jaren Goh. Sigurisht, kur është fjala për Sony-n, askush nuk mund ta sfidojë cilësinë e ekranit të tij. BlackDiamond VIPN është i zbukuruar me dy diamante, njërin në butonat e navigimit dhe tjetrin në pjesën e pasme të telefonit.
7. Vertu Signature Cobra – 310.000 dollarë
Telefoni Vertu Signature Cobra, ka një dizajn mjaft ekskluziv, në një formë të tilla si ajo e gjarpërit. Është projektuar nga argjendari francez, Boucheron. Ky celular është i zbukuruar me një diamant në formë dardhe, një diamant të rrumbullakët të bardhë, dy smeraldë dhe 439 margaritarë.
6. Gresso Luxor Las Vegas Jackpot - 1 milion dollarë
Ky telefon luksoz përmban 180 grram ar dhe është punuar në Zvicër në vitin 2005. Pjesa e pasme e tij është e punuar nga një dru i rrallë afrikan, më shumë se 200 vjet i vjetër, i cili është njëherësh druri më i shtrenjtë në botë. Butonat e tij janë të bëra nga kristali i safirit.
5. Diamond Crypto Smartphone - 1.3 milion dollarë
Ky smartphone ka Windows CE, dhe është projektuar nga dizajneri i aksesorëve luksozë, Peter Aloisson. Është një objekt unik arti, që kushton 1.3 milion dollarë, i zbukuar me 50 diamante, 10 prej të cilëve janë diamantë të kaltër, shumë të rrallë dhe me disa pjesë ari. Niveli i enkriptimit të këtij telefoni siguron mbrojtje të informacionit nga rrëmbimi dhe shantazhi teknologjik.
4. GoldVish Le Million - 1.3 milion dollarë
Goldvish “Le milion” është projektuar nga projektuesi i njohur Emmanuel Gueit, i cili ka dizajnuar shumë orë dhe stoli luksoze. Në shtator të vitit 2006, në Panairin e milionerëve në Kanë të Francës, ky telefon i punuar në Zvicër, me ar 18 karatësh dhe diamante, është shitur për 1.3 milion dollarë, për çka edhe e ka marrë çmimin e Rekordeve Botërore të Ginisit si telefoni më i shtrenjtë në botë, në atë kohë.
3. iPhone 3G King’s Button - 2.4 milion dollare
Ky smartphone është dizajnuar nga argjendari i njohur nga Austria, Peter Aloisson. Është e pabesueshme por ka 138 diamante zbukuruese, të cilin e bëjnë të kushtojë 2.4 milion dollarë. E sikur të mos mjaftonte diamanti i bardhë prej 6.6 karatësh është qershia mbi tortë!
2. Supreme Goldstriker iPhone 3G 32GB - 3.2 milion dollarë
Ta mendosh se për zbukurimin e këtij Iphone nga Apple janë përdorur 271 gram ari 22-karatësh, 53 diamante nga 1-karat, një diamant i rrallë 7.1-karatësh, ar kashmiri, granit dhe nje lëkure e rrallë duke e pabesueshme, epo ja që është e vërtetë!
1. Diamond Rose iPhone 4 32GB -8 milion dollarë
Diamond Rose iPhone 4 32GB është një ndër smartphone-ët më të shtrenjtë në botë deri më sot. I zbukuruar sipas dizajnit të projektuesit Stuart Hughes me 561 diamantë me karat të ndryshëm dhe me platinium.
Më të lexuarat








