Secondary Adv

Njerezit nuk do arrijne kurre te banojne nje tjeter planet

Share on Google+

Ndërsa shumë shkencëtarë kërkojnë ekzoplanete që mund të jenë të banueshëm, një ekspert e vlerëson idenë krejtësisht të çmendur

 

Michael Mayor i vlerësuar me çmimin Nobel, ka thënë se njerëzit kurrë nuk do të migrojnë në një planet jashtë sistemit diellor të Tokës sepse do të duheshin 'qindra miliona ditë' për të arritur në këto botë të largëta. 

 

Fituesi i çmimit Nobel në vend të kësaj ka sugjeruar që Toka është akoma e jetueshme, për sa kohë që njerëzit bëjnë përpjekjen për t'u kujdesur për të. Mayor së bashku me kolegun e tij, u vlerësuan me Nobel në Fizikë për zbulimin e ekzoplanetit të parë në 1995. Nëse po flasim për eksoplanete, gjërat duhet të jenë të qarta: ne nuk do të migrojmë atje, tha Mayor kur e pyeten për mundësinë e njerëzve që të lëvizin në planete të tjerë.

 

Këto planete janë shumë, shumë larg. Edhe në rastin shumë optimist të një planeti të gjallë që nuk është shumë larg, thuajse disa dhjetëra vjet dritë, që nuk është shumë, koha për të shkuar atje është e konsiderueshme. Ne po flasim për qindra miliona ditë duke përdorur mjetet që kemi në dispozicion sot.

 

Ne duhet të kujdesemi për planetin tonë, ai është shumë i bukur dhe ende absolutisht i jetueshëm, u shpreh fizikanti. 51 Pegasi b është një top i gaztë i ngjashëm me Jupiterin dhe u zbulua nga profesorët në Observatorin Haute-Provence në Francën e Jugut në 1995. 

 

Që nga zbulimi, që prej asaj kohe janë gjetur mbi 4,000 ekzoplanete, 1.900 prej të cilave janë konfirmuar. Zbulimi i tyre tani vlerësohet si një moment i rëndësishëm në astronomi që ndryshoi të kuptuarit tonë për vendin tonë në univers.


Më të lexuarat