Secondary Adv

Motorola rikthen telefonin ikonik te vitit 2004

Share on Google+

Motorola Razr ishte dikur telefoni i domosdoshëm i fillimit të viteve 2000 dhe tani, është vendosur të kthehet me një transformim modern.   

 

Firma është e vendosur të zbulojë një version të rikrijuar të telefonit të saj të palosshëm në 13 nëntor duke pretenduar se është "një pajisje origjinale ndryshe nga çdo tjetër".    

Smartphone është përfolur të ketë një ekran që paloset vertikalisht, duke lejuar që aparati të përshtatet lehtësisht në xhep, dhe gjithashtu do të kushtojë 1.500 dollarë. Motorola kishte planifikuar fillimisht të lançonte Razr e gjeneratës tjetër, gjatë verës, por data që nga ajo kohë ka kaluar dhe është transferuar për në muajin tjetër. 

Përdoruesit mund të presin që pajisja të funksionojë në një procesor Qualcomm Snapdragon 710, të ketë një bateri 2,730mAh, 4 GB ose 6 GB RAM dhe 64GM ose 128 GB hapësirë ​​ruajtjeje. 

 

Telefoni do jetë në dispozicion në tre ngjyra, i bardhë, i zi dhe gold. Motorola paraqiti një patentë në fillim të këtij viti, duke treguar një pajisje të palosshme që duket e ngjashme me telefonin ikonik, përveç një ekrani të palosshëm në pjesën e brendshme dhe një ekran tjetër të madhësisë mesatare në pjesën e jashtme të pajisjes.  

Skicat e pajisjes tregojnë se do të mbante disa nga elementët e njohur të Razr të viteve 2000. Kjo pajisje nuk ka të ngjarë të jetë telefoni i parë i palosshëm i Motorola, edhe pse dizajni është mjaft i ndërlikuar. Me një çmim prej 1.500 dollarësh, do të kushtonte më shumë sesa dyfishi i Razr origjinal prej 600 dollarë.


Më të lexuarat