Secondary Adv

Smartphone-t me te mire per 2015

Share on Google+

Prilli është një muaj i madh për të apasionuarit mbas smartphon-ëve të Android. Dy telefonat inteligjentë të kompanive më të mëdha , Samsung Galaxy S6 dhe HTC One M9 dalin në shitje në 10 prill  Nëse ju jeni akoma në kërkim të një telefon të ri, ky është muaj më i mirë për ta blerë.

 

Në këtë listë të kryer nga Business Insider, e cila rankon një herë në muaj smartphonët, renditja është bazuar në një sërë faktorësh duke përfshirë hartimin e tyre, karakteristika software dhe hardware, përzgjedhjen e përmbajtjes, disponueshmërinë dhe çmimin.


10. LG G3

 

Smartfoni LG G3 u zbulua në Londër, New York dhe San Francisco gjatë muajit mars. Ndryshe, telefoni më i fundi i LG G3 ka ekran 5.5-inç me rezolucion jashtëzakonisht të lartë, 2560 x 1440 pikselë me 1440P, si dhe kamerë 13-megapikselëshe që fokusin e gjen përmes laserit. Në brendësi ka një procesor quad-core 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie, bateri të zëvendësueshme 3000mAh dhe funksionon përmes sistemit operativ të Google-it, Android 4.4.2 KitKat, duke u bërë kështu konkurrent i drejtpërdrejtë i Samsung Galaxy S5, HTC One M8 dhe iPhone 5S. Telefoni i ri ka edhe mundësinë e shtimit të memories së brendshme përmes microSD, gjë që i ka munguar paraardhësit të tij, LG G2. LG do të nxjerrë telefonin e saj të ardhshëm, G4, gjatë këtij muaji.Cmimi : 500 dollarë


9. Nexus 6

 

Telefoni më i ri i Google-it është Nexus 6, një pajisje masive me një ekran 6 inç. Kjo është bërë nga Motorola dhe është telefoni i parë që ka një sistem operimi Android Lollipop, bashkë me tabletin e ri Google Nexus 9. Google Nexus 6 ka një ekranin prej 5.92 inç me rezolucion 2560x 1440 piksel, ndërsa procesori i telefonit 3GB RAM, quad core 2.7GHz Snapdragon 805 nga Qualcomm. Telefoni i ri ka një kamera të pasme 13 MegaPixel dhe një tjetër ballore me 2MP.Cmimi: Fillon nga 649 dollarë


8. OnePlus One


OnePlus One është telefoni inteligjent më i mirë i të gjitha kohërave. Ky smartphone ka një ekran 5.5 inç me rezolucion 1080×1920, përmasat 152.9 x 75.9 x 8.9 mm, dhe peshon 162 gram. Kamera e pasme 13 megapikselë ka sensor Sony f/2.0 IMX214 me 6 lente, ndërsa në anën ballore ka altoparlantin JBL. OnePlus One vjen me dy ngjyra, të bardhë dhe ngjyrë të zezë.


Procesori Qualcomm Snapdragon 801 (MSM8974-AC) me katër bërthama, me qark 2.5GHz, 3GB e LPDDR3 RAM, dhe bateria 3100 mAh. Për sa i përket lidhjes ky telefon ofron 4G LTE, 2.4G/5G Wi-Fi dhe Bluetooth 4.0. Telefoni OnePlus One vjen me sistemin operativ Android 4.4.2 KitKat. Për sa i përket çmimit, duhet ta pranojmë se ky është telefoni më i përballueshëm nga gjithë telefonat e tjerë. Versioni 16GB, për shembull, kushton vetëm 300 dollarë ose 269 euro në Evropë, ndërsa versioni 64GB kushton 349 dollarë ose 299 euro. Cmimi: 300 dollarë


7. Moto X

 

Moto X nga Motorola, i cili filloi të shitet në shtator të vitit që lam pas, është një konkurrent i fortë për telefonat më të mirë Android. I ngjashëm me Nexus Google 6, Moto X drejton një version gati të pastër Android, që do të thotë që ju të merrni përditësime shumë më të shpejta. Smartphone gjithashtu duket me të vërtetë shumë i bukur dhe ka një ekran 5.2 inç. Telefoni inteligjent Moto X me këtë kapacitet të hapësirës së brendshme do të kushtojë 500 dollarë. Kjo do të thotë se telefoni do të jetë 50 dollarë më shumë se versioni me 32GB hapësirë të brendshme, dhe 100 dollarë me shumë se versioni me 16GB. Telefoni Motorola Moto X nuk ofron mbështetje për kartë microSD, kështu versioni me 64GB hapësirë mund të tërheqë personat që duan pajisje me shumë memorie të brendshme.Cmimi: 500 dollarë


6. HTC One M9


Telefoni inteligjent i  kompanisë HTC, One M9 tashmë për të gjithë të apasionuar mund te blihet duke nisur nga 10 prilli . Pajisja e re HTC do të ketë ekran 5 inç Super LCD3 me rezolucion 1080 x 1920 pikselë. Procesori Snapdragon 810 CPU me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama me shpejtësi 2 GHz fuqizon pajisjen.  Telefoni ka gjithashtu 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 128GB falë kartës microSD.
Kamera e pasme e HTC One M9 do të jetë 20 megapikselë, ndërsa kamera ballore do të jetë 4 megapikselë. Kapaciteti i baterisë nuk është bërë i ditur, por thuhet se mund të jetë 2840mAh. Gjithashtu telefoni do të ketë të instaluar sistemin operativ Android 5.0.Cmimi:  650 dollarë


5. Samsung Galaxy Note 4

 

Nëse smartphonet me ekran të madh janë të mërzitshëm, Galaxy Note 4 nuk është aspak. Samsung Galaxy Note 4 nuk është vetëm një art i bukur, por është gjithashtu edhe më i miri që kompania ka ndërtuar. Është hera e parë që Samsung ka përdorur një ekran Quad HD, duke nënkuptuar se ekrani ka një rezolucion prej 2,560 x 1,400 – që është më shumë se iPad dhe i njëjtë në rezolucion si iMac 27 inç.  Ajo çfarë është mahnitëse në këtë smartphone është edhe kamera e tij, që është 16 megapiksel – më mirë se në modelet e mëparshme, falë stabilizuesit optik të imazheve.Cmimi: Rreth 750 dollarë


4. Samsung Galaxy S6 Edge

 

Samsung Galaxy S6 Edge e ka fituar çmimin “Best New Handset” (Telefoni i ri më i mirë) në edicionin e këtij viti të Mobile World Congress në Barcelonë. Samsung Galaxy S6 Edge sjell ekranin me diagonalen prej 5.1 inç të lakuar në të dyja skajet, ndërsa cilësia e ekranit vjen me Quad HD dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve. Procesori i pajisjes vjen në formën e 8 core Exynos 7420, bashkë edhe me 3GB RAM, plus zgjedhjen mes memorieve të brendshme me 32GB, 64GB apo 128GB.
S6 Edge sjell edhe versionin e fundit të sistemit operativ të Google, Android 5.0 Lollipop, kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 16MP në OIS. Karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë edhe rrjetet 4G LTE, WiFi, Bluetooth, NFC, WiFi Direct dhe baterinë me 2600 mAh. Risia e këtij telefoni është edhe sistemi i pagesave mobile - Samsung Pay. Cmimi: 750 dollarë

3. Samsung Galaxy S6

 

Samsung Galaxy S6 duket se do të ketë një formë ndryshe nga se është përfulur deri më sot në internet. Sipas raportimeve rezulton se Galaxy S6 do të ketë ekran 5.5-inç QHD, procesorin 64-bit”>64-bit octa-core Exynos, 3 gigabajt RAM memorie dhe kamerën 20 megapixel. Ndërkohë një sondazh i kryer këtë javë, e ka cilësuar Samsung Galaxy S6 si telefonin më të mirë për vitin 2015. Ekrani i modeleve të reja Samsung Galaxy S6 është 5.1 inç, teknologjia Super AMOLED, me analizë Quad HD. Ekrani është i mbrojtur nga Gorilla Glass 4. Galaxy S6 Edge ka kryesisht në ekran dhe ne të dy anët e aparatit.Cmimi: 650 dollarë


2. iPhone 6


Nëse do të kishte një fjalë që do të përshkruante vitin 2014 për kompaninë Apple, ajo do të ishte “e madhe”.  Apple, jo vetëm që lançoi në treg iPhone 6 dhe gjigantin iPhone 6 Plus, por debutoi gjithashtu me iPad-ët e saj të rinj dhe prezantoi orën inteligjente Apple Watch, që lançoi në 2015-n. Nga të gjitha këto produkte të kompanisë, ishte pa dyshim iPhone 6 që fitoi vëmendjen e të gjithëve. Për këtë arsye Yahoo e shpalli iPhone 6 pajisjen më të kërkuar të vitit 2014. Me ekranin e madh, dizajnin e hollë, dhe kamerën me cilësi të lartë, iPhone 6 është cilësuar si telefoni inteligjent më i mirë që Apple ka krijuar ndonjëherë. Cmimi: 649 dollarë


1.iPhone 6 Plus

 

IPhone 6 Plus është telefoni më i mirë për shumicën e njerëzve. Ekrani 5,5 inç tepër i madh mund të jetë i rëndë për disa, por ju merrni bonuse duke ruajtur kohëzgjatjen e baterisë. Smartphone-i është gjithashtu shumë i hollë dhe më i lehtë për tu menaxhuar në krahasim me tabletet e tjera. Nëse ju jeni duke u përpjekur për të zgjedhur mes iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, shkoni me Plus.Cmimi: 749 dollarë


Më të lexuarat