Secondary Adv

McLaren prezanton Elva, super makinen sportive

Share on Google+

McLaren ka prezantuar modelin më të ri të automjeteve sportive të serisë së fundit, Elva, i cili përmban një kabinë me dy vende pa çati, pa dritare dhe pa xhama.  

 

Emri Elva është një rikujtim i McLaren-Elva të viteve 1960, të dizajnuara nga Bruce McLaren, të cilat mishëruan parimet e inxhinierisë pionere të prodhuesit britanik. 

Kjo është gjithashtu makina më e lehtë e firmës, me një shasi të përkulur me fibër karboni dhe ndenjëse unike me fibër karboni dhe frena karboni-qeramike. Misioni ynë me McLaren Elva ishte të krijonim një makinë sportive me kabinë të hapur me dy ndenjëse e cila jep përvojat më elementare të vozitjes, u shpreh firma.

Elva mund të arrijë 0-100km/h në nën tre sekonda; 0-200km/h më shpejt se Senna, në vetëm 6.7 sekonda. McLaren shprehet se helmetat mund të vishen nëse preferohet, por forma dhe skulptura e kabinës së sipërme përfundon rreth shoferit dhe pasagjerit për të siguruar një mjedis të sigurt.

Një derivat fiks i xhamit të makinës është gjithashtu i disponueshëm për shumicën e tregjeve si opsion i fabrikës. Si paraardhësit e saj, sasia e makinës së re McLaren do të jetë rreptësisht e kufizuar. 

Vetëm 399 automjete janë në dispozicion për tu porositur nga klientët dhe secila prej McLaren Elva vjen me një çmim prej 1.690,000 dollarë. 


Më të lexuarat