Secondary Adv

Portico, projekti i Bjarke Ingels ne Milano

Share on Google+

Citylife, zona me përdorim të përzier aktualisht në ndërtim e sipër në Milano, do mirëpresë një projekt të ri të madh të hartuar nga grupi Bjarke Ingels (BIG).  

 

Zhvillimi ambicioz, tashmë shtëpi për kullat nga Zaha Hadid, Arata Isozaki/Andrea Maffei, dhe Daniel Libeskind, pritet të përfundojë në vitin 2023. 

Me emrin 'Portico', dizajni i BIG është konceptuar si një hyrje e re për në qytet, që përfshin dy ndërtesa individuale të lidhura me një strukturë çatie të varur 140 metra. Struktura 53.500 metër katror do të përmbajë hapësira pune, si dhe ambjente publike. 

Teksa kërkohej një kullë e katërt në zonë, prania e tre kullave ekzistuese i ofroi BIG mundësinë për të eksploruar tipologjitë e tjera, dhe për të adresuar disa nga sfidat kryesore të zonës. Në vend që të krijonin një kullë, arkitektët konsideruan sesi zona mund të lidhej më mirë për përdoruesit e saj. 

Ne propozojmë të krijojmë dy ndërtesa individuale të lidhura me një strukturë çatie të varur 140 metra, si hyrje në jetën e qytetit, u shpreh studioja arkitekturore. Portico krijon një zonë publike që ndërlidh ndërtesat dhe fton vizitorët në zonë. 

Nën çatitë e lakuara, një ujvarë në formë rrethi lejon hapësira pune të ndërlidhura dhe shtrihet deri në kulmin e çatisë me pamje nga alpet dhe Monte Rosa. Ndërtesa krijon një tipologji të re që mjegullon kufirin midis brendësisë dhe së jashtmes, duke krijuar një vend hyrje dhe një destinacion të rëndësishëm për Milanon, thotë BIG.


Më të lexuarat