Secondary Adv

Ne 1 vit Amazon ka humbur 30 per qind te pyjeve

Share on Google+

Niveli i shpyllëzimit të pyjeve tropikale në Amazon është më i larti në më shumë se një dekadë, sipas një raporti të Institutit Kombëtar Brazilian për Kërkime Hapësinore.    

Midis gushtit 2018 dhe korrikut 2019 kishte më shumë se 3.700 milje katrorë shpyllëzim të pjesës braziliane të pyllit të shiut, me 30% më shumë se një vit më parë. 

Zona e shpyllëzimit është më e madhja e regjistruar që nga viti 2008 dhe ka të bëjë me madhësinë e shteteve amerikane Delaware dhe Rhode Island sëbashku. Administrata e Presidentit Brazilian Jair Bolsonaro ka mbrojtur heqjen e mbrojtjeve rreth rezervave natyrore dhe tokave indigjene, si një mënyrë për të promovuar zhvillimin ekonomik. 

Të dhënat vjetore të publikuara nga agjensia e kërkimit hapësinor konfirmojnë raportet e mëparshme të institutit se shpyllëzimi ishte në rritje. Të dhënat e fundit janë në të vërtetë 42% më të larta se sa ishte raportuar më parë. 

Në korrik dhe gusht, zjarret në rajonin e Amazon u përhapën me një ritëm të pa regjistruar që prej vitit 2010, përpara se të ngadalësoheshin në shtator. Fermerët, zhvilluesit dhe të tjerët shpesh përdorin zjarr për të pastruar tokën e shpyllëzuar për prodhimin e sojës ose kullotat. 

Zjarret në Amazon përfundimisht ranë nën mesataren mujore në shtator. Sipas raportit të fundit, shteti brazilian i Para përbënte gati 40% të të gjithë shpyllëzimit gjatë periudhës 2018-2019, por prerjet e paligjshme u rritën ndjeshëm në shtetet e Roraima dhe Amazonës, thanë zyrtarët.  


Më të lexuarat