Secondary Adv

Dalin pamjet e para te iPhone 12

Share on Google+

Një ekspert i Apple ka krijuar një imazh të asaj që ai mendon se do të duket iPhone 12 dhe ka një ngjashmëri të habitshme me iPhone 4 gati dhjetëvjeçar. 

 

Ekspertët thonë se iPhone 12 ka të ngjarë të ketë një shirit të zi më të vogël në krye të ekranit që mban kamerën selfie dhe sensorët e FaceID dhe paraqet një dizajn të ngjashëm me iPad Pro. 

Ky do të ishte i ngjashëm me dizajnin industrial të iPad i cili përmban anët metalike, linjat më të mprehta dhe butonat më të dukshëm fizikë. Ky është vetëm një sugjerim për atë që mund të duket iPhone tjetër, thotë një prej ekspertëve. Apple nuk lëshon detaje për pajisjet e tyre deri në eventet e prezantimit të iPhone të cilat zakonisht mbahen në vjeshtë.  

Apple zbuloi iPhone 11 në Steve Jobs Theater në Cupertino të Martën 10 Shtator 2019, duke treguar një smartphon me një çmim mesatar prej 699 dollarë me një ekran 6.1 inç. Kompania gjithashtu tregoi modelet e saj të reja premium, iPhone 11 Pro dhe Pro Max, të cilat vijnë me një ekran 5.8 inç ose 6.5 inç. Pajisjet Pro prej çeliku inox krenohen me tre kamera dhe vijnë në katër ngjyra. 

Z. Geskin, i cili ka një reputacion për të zbuluar detaje mbi pajisjet e reja të Apple që rezultojnë të jenë të sakta, thotë se ai shpreson se nuk do të ketë një nivel me funksionalitetin FaceID nën ekran, por që ka më shumë të ngjarë që ai të shfaqë vetëm një kufizim më të vogël të ekranit. Ai nuk pret që Apple ta heqë plotësisht atë deri në vitin 2023.


Më të lexuarat