Secondary Adv

Panairi Nderkombetar i Mobilerise SHQIPERIA 2020, Albexpo Group ne datat 12-15 Mars 2020

Share on Google+

Ju njoftojmë se për të 17-in vit, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Albexpo Group në bashkëpunim me Shoqaten e Prodhuesve te Mobilerise ne Shqiperi (SHPMSH) organizojnë panairin e përvitshëm të mobilierisë Shqipëria 2020, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve.

 

Data e aktivitetit:  12/03/2020 deri 15/03/2020

Organizator:  Albexpo Group

Vëndi:  Pallati i Kongreseve, Tiranë ( në Qendrën e Kryeqytetit)

Tema:  Prezantimi i Prodhimeve të Mobilieve nga Kompani Vëndase e të Huaja

Bashkëpunëtorë:  Shoqata e Prodhuesve te Mobilerise ne Shqiperi (SHPMSH)

Vizitore Konsumatore 2019:  9000 persona fizik (sipas anketimit)

Vizitore nga biznesi 2019:  2000 persona fizik dhe  juridik (biznese)

  

Panairi i Mobilerisë

Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, pergjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e  kërkesave për pjesemarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilierinë.

Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rajoni. Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt.

Edicioni i 17-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve  dhe  Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH,  e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair.

 

Përshkrimi i pjesëmarrësve

Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair:

Pjesëmarrësi që perfiton lehtësira nga organizatori duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të jetë kompani e regjistruar legale ose me përfaqesues legal në Shqipëri

2. Kompania e huaj do ti nështrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë .

 

Profili i pjesëmarrësve:

 

1. Mobilieri për Shtëpinë:

2. Mobilieri për paradhomën

3. Mobilieri për sallonin

4. Mobilieri për kuzhinën

5. Mobilieri për dhoma gjumi

6. Mobilieri për dhoma fëmijësh

7. Mobilieri për banjot

8. Mobilieri për Zyra

9. Mobilie zyre

10. Pajisje zyre

11. Mobilieri për Hapsira Publike

12. Mobilieri për Hotele

13. Mobilieri për Bar – Kafe

14. Mobilieri për Restorante

15. Mobilieri për Kopshtet

16. Dekoracion për Kopshtet

17. Makineritë dhe Mjetet

18. Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij

19. Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij

20. Lëndë të Para

21. Paisje Shtesë

22. Aksesor

23. Paisje Ndricimi

24. Elektoshtëpiake

 

Pritshmëritë e pjesëmarrësve në Panairin “Shqipëria 2020”

1. Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë.

2. Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumllojshmëri

3. Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial.

4. Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë mysafire ndërkombëtare

5. Realizimi i kontratave.

 

AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 31 JANAR 2020

Për më shumë kontaktoni në e-mail :

info@albexpo.com,   ose ne telefonat :

+355692099997 ( komunikim në Shqip)

+35569 84 07163,  +35569 73 65065  (komunikim ne Anglisht, Italisht, Gjermanisht) 

Web: https://albexpo.com/

Facebook: https://w ww.facebook.com/Albexpo-Group-614388595305601/

Instagram: https://www.instagram.com/albexpo

Email: info@albexpo.com

 

 


Më të lexuarat