Secondary Adv

Ekspozita: The Luxury of Italian Style, home, hotel, living space - by Simone Micheli

Share on Google+

Të nderuar sipërmarrës dhe sipërmarrëse, kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në hapjen e ekspozitës "The Luxury of Italian Style, home, hotel, living space - by Simone Micheli", të martën 10 dhjetor ora 16:00 në Muzeun Historik Kombëtar sipas programit të mëposhtëm.

-Ora 16:00-18:00 Përshëndetjet institucionale dhe prezantimi i Ekspozitës nga Simone Micheli dhe i kompanive pjesëmarrëse pranë Sallës së Konferencave Unesco

-Ora 18:00 Prerja e shiritit me autoritetet dhe vizitë e shkurtër e udhëhequr në Hyrjen kryesore të Muzeut 

-Ora 18:30 Networking cocktail në Hyrjen kryesore të Muzeut (punimet: në gjuhën italiane dhe shqipe) 

Për t'u regjistruar në ceremoninë e hapjes me prerjen e shiritit dhe networking cocktail, klikoni këtu.

 

Ekspozita, mbështetur nga Ambasada e Italisë, Agjencia ICE, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri (CCIA), me bashkëpunimin e Muzeut Historik Kombëtar, dëshiron t'i tregojë publikut krijimtarinë, vërtetësinë dhe cilësinë e Made in Italy. Një vitrinë me trembëdhjetë makro-hapësira të cilat, nën regjinë e Artkitektit Simone Micheli, shtrihen nga arredimi te ndriçimi, nga pëlhurat/tekstili për mobileri te pllakat, nga përbërërit në dru te xhami float (vetro piano). Për përshkrimin e 14 kompanive pjesëmarrëse, klikoni ne: Katalogu pjesa I e Katalogu pjesa e II.

 

Kjo nismë është një urë e nevojshme dhe magjepsëse që bashkon të dy kulturat, atë italiane dhe shqiptare, karakterizuar nga kontraste të forta dhe kombinime tërheqëse. Synimi është krijimi një hapësire ideale që të evokojë të tashmen dhe të ardhmen e mjediseve të shtëpive, brenda së cilës do të ekspozohen elemente arredimi, produkte gjysëm të gatshme, komponentë italianë të një profili të lartë, përmes një pune të mirë koordinuar nga ana e arkitektit Mikeli.

 

Programi parashikon hapjen e punimeve në orën 16.00, me përshëndetjen e arkitektit Simone Mikeli, për të vijuar me një prezantim të bizneseve pjesëmarrëse në orën 16.30. Menjëherë pas përshëndetjeve institucionale të parashikuara në orën 17.30, në prani të Ambasadorit të Italisë, SH.T. Alberto Cutillo, do të vazhdohet me prerjen e shiritit, me një vizitë të shkurtër të ekzpozitës dhe një networking cocktail. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 10-20 Dhjetor 2019. 

 

Për informacione të mëtejshme, klikoni këtu, ose mund të na kontaktoni me mail tirana@ice.it ose në numrat e telefonit +355 4 2251051/36/34.
Ju mirëpresim!


Më të lexuarat