Secondary Adv

Krijohet hidroavioni i pare elektrik

Share on Google+

Një kompani e prodhimit të hidroavionëve në Vancouver realizoi me sukses fluturimin e avionit të parë komercial elektrik në botë.     

 

Harbour Air Seaplanes kreu fluturimin e shkurtër mbi lumin Fraser afër Aeroportit Ndërkombëtar të Vancouver në periferi të Richmond. 

Kompania fluturoi një DHC-2 de Havilland Beaver me gjashtë persona me një sistem elektrik të helikave me 750 kuaj-fuqi të krijuar nga magniX, një firmë inxhinierike e specializuar në aeronautikën elektrike. 

Sot, ne kemi bërë histori, u shpreh në një deklaratë drejtuesi i kompanisë. Sipas një raporti, bateria e aeroplanit mund të sigurojë një fluturim 100 milje dhe kushton midis 10 dhe 20 dollarë për të rimbushur. 

Magni500 u ndërtua me një version të modifikuar të DCH-2 Beaver, një aeroplan i famshëm me një helikë i prezantuar për herë të parë në vitin 1948. Hapi tjetër për Harbour dhe magniX do të nënkuptojë marrjen e një certifikimi të duhur për të rikonfirmuar avionët e tjerë në flotën e kompanisë me sistemin elektrik të helikave. 

Ky fluturim historik nënkupton fillimin e epokës së tretë në aviacion, epokën elektrike, u shpreh kompania. Kompania thotë se ofron deri në 300 fluturime ditore dhe ka një flotë prej mbi 40 avionësh. 

Në fillim të këtij viti, një kompani tjetër njoftoi planet për të filluar një flotë avionësh elektrikë me shpejtësi të lartë të quajtur Air Race E, duke paraqitur avionë që mund të arrijnë shpejtësinë deri në 300 km/orë. 


Më të lexuarat