Secondary Adv

Panairi Bota e mobiljeve, Sofje ne datat 18-21 mars 2020

Share on Google+

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), fton bizneset shqiptare që të marrin pjesë në eventin ndërkombëtar “Bota e mobiljeve”, i cili do të zhvillohet në Sofje, Bullgari, në datat 18 – 21 mars 2020, kushtuar industrisë së mobiljeve.

 

Kjo ekspozitë do të organizohet nga Dhoma Bullgare e Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobiljeve dhe do të mbahet në ambientet e Inter Expo Center – Sofia.  Edicioni i 16-të i këtij eventi, do të mbledhë kompani nga e gjithë bota  që operojnë në industrinë e mobiljeve, arkitektë dhe arredues. Kjo ekspozitë synon të sjellë së bashku stile të ndryshme të mobiljeve klasike dhe bashkëkohore. Eventi “Bota e mobiljeve” do të shoqërohet dhe me një sesion B2B, i dedikuar për të vendosur partneritete të reja, zgjeruar tregjet dhe shkëmbyer përvojat” njofton AIDA.

Për të qenë pjesë e këtij aktiviteti, aplikimi është i hapur deri me datën 23 shkurt 2020 në Dhomën Bullgare të Përpunimit të Drurit dhe Industrisë së Mobiljeve në adresën: office@timberchamber.com. Per me teper informacion klikoni: https://technomebel.bg/index.php/en/furnitureexpo?fbclid=IwAR1VHoZ9DrZZ6v8oWmYpER6HlWmpVEqv4yV8CMBOXAXZDPqKAbWZcG7-mjY

Burimi: SCAN


Më të lexuarat