Secondary Adv

Projektohet avioni i pare elektrik komercial

Share on Google+

Një agjensi projektimi ka zbuluar konceptin e tij për një avion pasagjerësh i gjithi elektrik i përbërë nga helika në vend të motorëve. 

 

Koncepti i avionit të pasagjerëve ‘Zero’, nga JDXP me qendër në New York, përmban një strukturë aerodinamike, me hundë të hollë me majë të mprehtë dhe me një hapje krahësh të madhe në pjesën e prapme. 

Në vend të dy motorëve të cilët lëshojnë karbon, avioni përdor bateri dhe gjeneratorë elektrikë, të cilat mund të ngarkohen nga panelet diellore, dhe tre grupe helikash. Kalimi nga motorët me djegie në motorët elektrikë do të nënkuptojë që pasagjerët në avionët Zero do të duhet të udhëtojnë më gjatë për të arritur në destinacionin e tyre, rreth 25 minuta shtesë për çdo dy orë.  

Emetimet e karbonit nga udhëtimi me avion, të cilat janë të përqendruara në atmosferën e sipërme, konsiderohen ndër kontribuesit më të mëdhenj për ngrohjen globale, thotë kompania.

Sa më i gjatë fluturimi në Zero, aq më e madhe është koha shtesë e fluturimit në krahasim me një avion standard, që do të thotë se modeli i ri është më i përshtatshëm për fluturime të shkurtra. 

Krahët e avionit Zero janë më të mëdha se krahët e avionëve komercialë të ditëve të sotme dhe pozicionohen më lart dhe më tej në trupin e avionit në mënyrë që pjesa e përparme e tij të jetë natyrshëm e drejtuar lart për të ndihmuar ngritjen. 

Gjithashtu kompania tha se avioni mund të ulet përsëri në tokë edhe nëse ai mbaron nga energjia elektrike ose në rast të një mosfunksionimi.


Më të lexuarat