Secondary Adv

Tesla tejkalon fitimet e Volkswagen

Share on Google+

Tesla Inc ka kapërcyer kompaninë Gjermane të makinave Volkswagen, duke u bërë prodhuesi i dytë i makinave me vlerën më të lartë në botë pas Toyota. 

 

Tesla Inc ka kapërcyer Volkswagen-in e Gjermanisë si prodhuesin e dytë më të vlefshëm të makinave në botë pas Toyota të Japonisë, pasi rritja meteorike në aksionet e prodhuesit të automjeteve në Sh.B.A riorganizon tregun global. 

Ndryshimi u nxit nga vlera e aksioneve të Tesla, e cila ka dyfishuar vlerën e saj në tre muajt e fundit. Të Mërkurën, aksionet ose kapitali i tregut të ndërmarrjes kaloi 100 miliardë dollarë për herë të parë në historinë e kompanisë, duke kaluar Volkswagen, ndërmarrja e cila më parë mbante vendin e dytë me një kapital tregu prej 99.4 miliardë dollarë. 

Gjatë garës, Tesla kapërceu rivalët më të hershëm globalë: Honda, BMW, General Motors dhe Daimler. Toyota ende mban pozicionin e parë në tregun global të makinave, me një kapital prej 233 miliardë dollarësh. 

Të ardhurat e fundit janë nxitur nga një fitim i befasishëm i tremujorit të tretë, progresi në një fabrikë të re në Kinë, dhe dërgesat më të mira seç pritej në tremujorin e katërt. Bazuar në vlerësimet e shitjeve përpara 12 muajsh, Tesla pritet të gjenerojë të ardhura 31miliardë dollarë për vitin 2020. 

Gjatë të njëjtit vit, Toyota vlerësohet të sjellë 276 miliardë dollarë, Volkswagen do të sjellë 283 miliardë dollarë, dhe Daimler rreth 191miliardë dollarë, sipas vlerësimeve nga të dhënat e Refinitiv. Në fakt, vlerësimet e shitjeve të Tesla nuk janë të mjaftueshme për ta futur atë edhe në 20 vendet e para në botë.


Më të lexuarat