Secondary Adv

Samsung po krijon versionin e tij te AirDrop

Share on Google+

Samsung raportohet se po punon për një version të ngjashëm me AirDrop të Apple, i cili do t'i lejojë përdoruesit e Galaxy të ndajnë foto dhe video me të tjerët aty pranë. 

 

Mjeti, i cili do të quhet 'Quick Share', pritet të lançohet me Galaxy S20+, që do të zbulohet në eventin Unpacked të Samsung më 11 Shkurt.

Ky event do të shohë gjithashtu prezantimin e Galaxy Bloom, telefonit të palosshëm të ri të firmës. Quick Share, e cila parashikohet të vijë me të gjitha pajisjet që drejtojnë One UI 2.1 dhe më lart, do të mbështesë gjithashtu cloud sharing në pajisjet SmartThings Samsung. 

Quick Share është parashikuar të jetë një mjet mjaft i thjeshtë dhe mjet për dërgimin e shpejtë të përmbajtjeve midis dy telefonave Galaxy, pohon një ekspert. Ashtu si me AirDrop të Apple, telefonat e përputhshëm aty pranë do të shfaqen në ekranin e Quick Share që lejojnë transferimin e imazheve, videove dhe skedarëve të tjerë. 

Nëse aktivizohet, Quick Share do të mbështesë në mënyrë të ngjashme dërgimin dhe marrjen e të dhlnace në çdo pajisje të pajtueshme aty pranë, ose vetëm ata që janë gjithashtu në listën tuaj të kontakteve.

Quick Share ndryshe nga AirDrop, do t'u lejojë përdoruesve të transmetojnë foto e të dhëna të tjera në pajisjet 'SmartThings' të Samsung duke i ngarkuar përkohësisht ato në cloud. Sipas Max Weinbach, këto skedarë do të lejohen të jenë sa 1 gigabajt, me një kapacitet maksimal të transferimit ditor prej 2 gigabajt.


Më të lexuarat