Secondary Adv

Zbulohet se kur vjen Ferrari i pare elektrik

Share on Google+

Thashethemet për një Ferrari elektrik qarkullojnë prej vitesh, dhe janë bërë edhe një herë pjesë e botës së automjeteve me disa të dhëna të publikuara së fundmi.

  

Duket se një Ferrari elektrik mund të prodhohet së shpejti brenda vitit 2025. CleanTechnica, ndau informacionin në lidhje me një paraqitje patentë të shtunën. 

Kryeshefi Ekzekutiv i Ferrari, Louis Camilleri, bëri të ditur në dhjetor se kompania e automjeteve do të shtynte përsëri datën e saj fillestare për një Ferrari elektrik nga 2022 deri pas vitit 2025. Pretendimi ishte se teknologjia e saj e baterive duhej të zhvillohej më tej. 

Viti i hedhjes në treg të makinës elektrike të markës luksoze të automjeteve italiane vazhdon të lëvizë. Lajmet e fundit nga CleanTechnica deklaroi se u zbulua një patentë e regjistrimit me planet për automjetin elektrik, dhe data tregoi se Ferrari elektrik do të jetë me ne në vitin 2025. 

Në dhjetor Camilleri deklaroi se ende ka çështje të rëndësishme në aspektin e autonomisë, përsa i përket shpejtësisë së rikarikimit. Ferrari planifikon të ketë 60% të veturave të saj hibridë deri në vitin 2022. 

Kjo mund të jetë akoma e mundur duke pasur parasysh lëshimin e makinës së parë hibride të vitin e kaluar, SF 90 Stradale. Është e mundur që shumë nga makinat e ardhshme të Ferrarit të jenë elektrike ose hibride. 

Thjesht do të duhet të presim për njoftimet zyrtare nga kompania se kur saktësisht ato do të jenë gati. Tani për tani, duket se një makinë elektrike nga kompania është afër vitit 2025.


Më të lexuarat