Secondary Adv

Krijohen targat e makinave me emoji

Share on Google+

Një projektligj i ri i depozituar së fundmi do t'i lejonte banorët e shtetit të Vermontit të krijonin targa të personalizuara që shfaqin emoji. 

 

Nëse miratohet, projekt-ligji do ta bënte Vermontin shtetin e parë në SH.B.A. i cili do të lejojë emojis si një opsion për targat e makinave. 

Projekt-ligji u prezantua nga përfaqësuesja e shtetit Rebecca White, një demokrate që përfaqëson një rreth në lindje qendrore Vermont, përgjatë kufirit me New Hampshire.  

Sipas White, ideja për projektligjin erdhi nga një prej zgjedhësve të saj, i cili kishte parë një histori të lajmeve për një projektligj të ngjashëm të kalonte në Queensland, Australi në vitin 2019, duke e bërë atë qytetin e parë në botë që lejon emojis në targa. 

Për një tarifë prej 340 dollarë, banorët e Queensland tani mund të porosisin targa me një nga pesë opsione të ndryshme emoji, duke përfshirë lot gëzimi, emoji të diellit, emoji të buzëqeshur, emoji të nxehur dhe emoji të syve me zemra. 

Projektligji është aq i thjeshtë sa tingëllon, duke hedhur gjithçka në një fjali të vetme duke propozuar krijimin e një targe të re të veçantë regjistrimi me zgjedhjen e një prej gjashtë emoji përveç numrit dallues të caktuar nga Komisioneri i Automjeteve motorike ose numrat dhe shkronjat e zgjedhura nga pronari i automjetit. 

Projektligji nuk specifikon se cila prej 3,019 emojis të njohura zyrtarisht do të ishin opsione, por me sa duket ato detaje do të debatohen në Komisionin e Dhomës për Transportin, të cilit i është referuar projektligji.


Më të lexuarat