Secondary Adv

Tesla po zhvillon baterine me te fuqishme te makinave

Share on Google+

Elon Musk u shpreh muajin e kaluar se kompania është shumë pranë zhvillimit të teknologjisë që do i mundësojë Tesla Model S, 400 milje me një karikim të vetëm.

 

Jason Hughes ndau në Twitter se firma po punon në një konfigurim të ri të paketave të baterive me grupe prej 108 qelizash dhe paketë 450 volt me rreth 109 kWh të kapacitetit të shfrytëzueshëm të energjisë. 

E konsideruar bateria më e madhe  deri më sot e Tesla, kjo teknologji do të ishte mjaft e fuqishme për të siguruar automjete elektrike me më shumë se 400 milje udhëtim në një karikim të vetëm. Lajmet për paketën e baterisë 110 kWh u zbuluan nga Jason Hughes i cili është i njohur për hakimin e Tesla për të gjetur azhornime dhe veçori të reja. 

Disa variabla u ndryshuan për t'i përshtatur 108 grupeve të qelizave (paketimi ~ 450V), u shpreh ai. Ndryshimet në baterinë e Tesla do të thotë që shoferet do të mund të jenë në gjendje të lëvizin nga New York City në D.C. dhe më pas përsëri të kthehen, me një karikim të vetëm të baterisë. 

Modelet aktuale të makinave elektrike të Tesla reklamohen se kanë një distancë maksimale prej 373 milje me një karikim të vetëm, pretendimi se së shpejti do të arrijë në 400 shënon një shenjë besimi nga Musk se Tesla do të vazhdojë për të përmirësuar teknologjinë e baterive. 

Eksperimentet e Tesla, të cilat raportohet se po ndodhin në një laborator sekret pranë fabrikës së tij prodhuese në Fremont, Kaliforni, do të ishin një ndihmë për kompaninë, makinat elektrike të së cilës mbështeten në teknologji të qëndrueshme dhe të përparuar të baterive. 


Më të lexuarat