Secondary Adv

Panairi i Teknologjise se Drurit dhe Pajisjeve per Industrine e Mobilimit XYLEXPO, Milano 26-29 Maj 2020

Share on Google+

E gjithë sipërmarrja botërore e sektorit të drurit takohet në Milano. Nga transformimi i parë i drurit, te përpunimi i masivit, te paneli dhe materialet kompozite, te punimet përfundimtare të sipërfaqeve, mjetët e punës, aksesorët, bojërat, ferramenta dhe produktet gjysëm të gatshme për mobilje: 400 ekspozues të gatshëm të mirëpresin vizitorët nga e gjithë bota.



Xylexpo është historikisht një panair prestigjoz në sajë të ofërtës inovative të ekspozuesve dhe për cilësinë dhe numrin e lartë të demostrimeve të ofruara për makineritë dhe produktet e ekspozuara. Vizitorët mund të testojnë drejtpërdrejt forcën inovuese të teknologjive të reja digjitale të prodhimit, risitë mbi teknologjitë dhë materialet, të krijuara për zdruktharë dhe për prodhues të mobilerisë që synojnë të maksimizojnë efikasitetin dhe produktivitetin e industrisë së tyre. Nëse nuk doni të humbisni të gjitha këto, shihni xylexpo.com.


Milano, qyteti i design-it

E afirmuar në nivel botëror si qyteti i design-it dhe arkitekturës, Milano i ofron vizitorëve një eksperiencë arti dhe kulture, gastronomie dhe stilit italian të jetesës. Qyteti ofron një gamë të gjerë strukturash luksoze, hotele ekskluzive, zinxhire ndërkombëtare, boutique hotel, si dhe akomodim low cost, guest house, vila dhe apartamente për të përmbushur çdo kërkesë. Xylexpo është lehtësisht i arritshëm me transport publik, tren, nga aeroportet dhe me makinë. Gjeni se si ta planifikoni vizitën tuaj në xylexpo.com.

 

Keep in touch
xylexpo.com
Facebook/xylexpo2020
Twitter@xylexpo

 

Organizues
Cepra Srl, Centro Direzionale Milanofiori, Strada 1, Palazzo F3 – 20090 Assago (Mi) Italia
tel. +39 02 89210200 – promozione@xylexpo.com - info@xylexpo.com
Manjola Mumajesi
Trade Analyst
Tirana Office

 

Kontakt
Sheshi Skëndërbej,
Pallati i Kulturës, 2° floor - Tirana
T. +355 4 2251051/36/34
m.mumajesi@ice.it
tirana@ice.it
www.ice.it


Më të lexuarat