Secondary Adv

Panairi nderkombetar HoReCa Expo Albania ne datat 4-6 Mars 2020, Edicioni i 7-te

Share on Google+

Edicioni i 7-te i panairit nderkombetar HoReCa Expo Albania ne datat 4-6 Mars 2020 ne EXPO CITY

Duke qenë ekspozita e parë e specializuar dhe më e rëndësishmja në Shqipëri, që korrespondon me tregun e madh shqiptar në këtë fushe (mbi 60,000 Hotele, Restorante dhe Bar-Kafe aktualisht po punojnë në Shqipëri) duke qenë të mirëorganizuar, HoReCa është zgjedhja e parë dhe e duhura për kompanitë që të  jenë të ekspozuar mirë. Për edicionin e 7-të, 4-6 Mars 2020, pritjet e HoReCa janë më të lartat që nga fillimi i saj. Edicioni i 7të i panairit ndërkombëtar HoReCa Expo Albania i cili si cdo vit do të shoqërohet nga panairi i paketimit dhe teknologjisë PackTech Expo, nga gara ndërkombëtare GastroAlb (me juri nga World Chef) si dhe nga konferenca e 4rt kombëtare e hotelerisë. 

EKSPOZUESIT

Pritet që mbi 130 kompani ekspozuese nga Shqipëria dhe jashtë saj të marrin pjesë në edicionin tonë të 7-të.

Ekspozuesit nga 7 vende të ndryshme do të marrin pjesë në edicionin e 7-të të HoReCa Expo. Do të takoni kompani nga Italia, Greqia, Maqedonia, Kosova, Serbia, Turqia, Belgjika.

VIZITORET

Pritet që deri në 4500 vizitorë profesionistë dhe blerës të pritur nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit do të na vizitojnë në edicionin tonë të 7-të.

HoReCa® është panairi i vetëm profesional në Shqipëri. Në ekspozitën HoReCa® vizitorët kanë mundësinë të takojnë kompani të reja dhe ekzistuese, të huaja dhe ato domenstike, por, pjesa më e rëndësishme është që në HoReCa® të mund të plotësoni trendet më të reja në shërbimin e ushqimit dhe mikpritjes. Ju mund të kontrolloni produktet dhe shërbimet që mund të përmirësojnë biznesin tuaj dhe ta bëjnë atë bashkëkohor. Disa nga kompanitë më të mira shqiptare dhe të huaja do të ekspozojnë në edicionin e 7-të të HoReCa® Expo. Kjo ngjarje do të jetë gjithashtu një urë lidhëse midis ekspozuesve dhe vizitorëve për bashkëpunim në të ardhmen.

HoReCa Fair Albania

info@horeca.al

 


Më të lexuarat