Secondary Adv

Bosch krijon pajisjen e testimit te Covid-19

Share on Google+

Testi është plotësisht i automatizuar dhe përdoret për të ndihmuar objektet mjekësore për të bërë diagnostikime më të shpejta të koronavirusit në mes të shpërthimit global. 

 

Kompania e lavatriceve Bosch ka zhvilluar një makineri për testimin e koronavirusit për të cilën thotë se mund të diagnostikojë sëmundjen në vetëm tre orë. 

Testi është plotësisht i automatizuar, mund të përdoret për të ndihmuar objektet mjekësore për të bërë diagnostikime më të shpejta dhe thuhet se ka 95% saktësi. Bosch, tha: Ne duam që testi i shpejtë Bosch COVID-19 të luajë një rol në kontrollin e pandemisë së koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur. 

Do të shpejtojë identifikimin dhe izolimin e pacientëve të infektuar. Testi nuk është vetëm i shpejtë. Mund të kryhet gjithashtu drejtpërdrejt në pikën e kujdesit, duke eleminuar nevojën që mostrat të dërgohen në një laborator për testim, proces që zakonisht zgjat dy ditë. 

Diagnostikimi i besueshëm dhe i shpejtë direkt në vend, ky është avantazhi i madh i zgjidhjes sonë, të cilën ne e shohim si një shembull tjetër të teknologjisë që është‘ Shpikur për jetën. 

Karakteristika e veçantë e testit Bosch është se ofron diagnozë diferenciale, e cila u kursen mjekëve kohën shtesë të nevojshme për teste të mëtejshme. Ai gjithashtu u siguron atyre një diagnozë të besueshme shpejt, në mënyrë që ata të mund të fillojnë më shpejt trajtimin e duhur. 

Bosch tani po shqyrton se si ta vendosë në zbatim pajisjen në spitalet në të gjithë botën. Për fat të keq, një afat kohor për këtë proces mbetet i paqartë, si dhe çmimi i pajisjeve. 


Më të lexuarat