×
Secondary Adv

15 ide per te dekoruar kuzhinen tuaj ne ngjyre vjollce

Share on Google+

 

Ngjyrat i japin jetë, gjallëri dhe vitalitet një shtëpie. Ngjyrat ndikojnë në humorin dhe personalitetin e çdo njeriu. Ngjyrat me të cilat dekoroni shtëpinë tuaj kanë një ndikim të thellë emocional për mirëqënien tuaj dhe të familjes tuaj.

Por ato nuk janë të sugjerueshme nga arreduesit vetëm për dhomat e gjumit dhe sallonet, por edhe për kuzhinën! Pra, ne kemi zgjedhur ngjyrën vjollcë për t’ju bërë që ju të frymëzoheni dhe të aplikoni një nga mënyrat e mëposhtme:

1.Transformojeni kuzhinën tuaj në super – chic, me një kabinet në ngjyrë vjollcë.


2. Ngjisni letër murale në vjollcë për të pasur një ndjenjë luksi.


3. Provoni të vishni kuzhinën me pllaka lejla, betoni.


4.Lyeni kabinetin e kuzhinës suaj me vjollcë, nëse e keni me banak aq më mirë, guxoni!

 

5.Kombinoni ndricuesit me kuzhinën, zgjidhni ato me teksture në ngjyrë lejla!


6. Zgjidhni karrige me tapiceri në lejla, një ngjyrë më shumë!


7.Guxoni më shumë, një tavan në ngjyrë vjollcë do të ishtë një ide unike!


8.Një banak kuzhinë në ngjyrë lejla, sigurisht!


9. Instaloni një sobë në ngjyrë vjollcë!


10.Lyeni muret e kuzhinës me pigementin tuaj të preferuar të ngjyrës vjollcë.


11.Shtroni në kuzhinë një rrugicë me thekë, në ngjyrë lejla.


12. Fusni natyrën brenda në shtëpi, dekoroni me lule të freskëta në ngjyrë vjollcë.


13. Lyeni kornizat e rafteve të hapura në kuzhinë.


14.Guxoni me një dysheme në ngjyrë vjollcë, pllaka të tilla ka plot!

 

15.Sillni magjinë në shtëpi, me një ose disa vazo dekroative në ngjyrë vjollcë.


Më të lexuarat