Secondary Adv

Pompa sperkatese me bateri Milwaukee nga Albaelettrica

Share on Google+

Milwaukee Kompani Lider në sektorin e veglave të punës e sidomos në ato me bateri ju paraqet novacionin me të ri të platfomës tonë 18V pompën spërkatëse.

 

Pompa është mjaft praktike dhe efikase, transportohet lehtësisht si një cantë shpine dhe ka një depozitë  15 litroshe. Bazamenti i saj nuk hyn në kontakt me fluidet  brenda në depozitë, gjë që lehtëson pastrimin e saj si dhe mundëson përdorimin e depozitave me kimikate të ndryshme pa patur shqetësimin e përzierjes së kimikateve. Pompa vjen me një fuqi spërkatëse 120PSI (8.27 Bar) si dhe me regullatorin e fuqisë për të mundësuar një fleksibilitet më të lartë në aplikimet e ndryshme që mund të përdoret.

Si cdo pajisje tjetër që ne ofrojmë, jetëgjatësia  për cikël baterie është e garantuar duke ofruar 2 orë pune pa ndërprerje ose 12 depozita 15l me baterinë 4.0AH. Prakticiteti i kësaj pajisje është tepër i lartë pasi ajo mund të përdoret në sektorë të ndryshëm, ku falë rregullatorit të fuqisë dhe depozitës perkatëse ajo mund të perdoret në sektorin e ndërtimit si sprucator betoni, në sektorin bujqësor për spërkatjen e kimikateve si edhe në fushën e dezinfektimeve.

Duke marrë shkas nga ngjarjet më të fundit në vend dhe në botë, pompa jonë është testuar gjithashtu në Amerikë dhe është mjaft efikase në përdorimin për dezinfektimin e njerëzve si dhe ambjenteve të ndryshme  duke përdorur depozitën e duhur me fluks fluidi  (0.4-2 L/MIN). Gjithashtu mjaft e rëndësishme është se duke qenë një pajisje e platformës 18V ajo punon me të gjitha bateritë e sistemit tonë 18 V.

 

Per me teper informacion rreth produktit ju lutem kontaktoni: 

Ing. Olsban Janaqi

Sales Manager

Power Tools Division

Personal Contacts

Cel.: +355 69 70 58 003

o.janaqi@albaelettrica.al

 


Më të lexuarat