Secondary Adv

Ishujt qe mund ti blini ne gjithe boten

Share on Google+

 

Kjo gjë sot nuk është aspak e paarritshme për ato që kanë një llogari bankare disi të majme, pasi çmimet e larta janë pengesa numër një. Kjo për shkak se bota ku jetojmë është e mbushur me miliarderë, dhe oferta për to është e madhe. Ishuj të tillë ka plot, në çdo det dhe oqean.

 

Megjithëse mund të duken larg, distanca për të mbërritur në pjesën tjetër të botës sa vjen dhe bëhet më e shkurtër, duke i bërë këta ishuj edhe më të kërkuar. Ato konsiderohen një investim i mirë dhe për t'i blerë është fare e thjeshtë me ndihmën e internetit. Një agjenci e specializuar në shit-blerjen e ishujve privatë ka nxjerrë ë adresën e saj katalogun me propozime. Ishujt më të kërkuar mbeten në Bahamas.


1 . Jewel Caye


Vendndodhja: Belize, Amerika Qëndrore
Çmimi: 3.15 million dollarë
Jewel Caye, një ishull rreth dy hektarë në Belize, është në treg për 3.150.000 dollarë. Ishulli shitet së bashku me dy shtëpi (një në çdo fund të ishullit), një duplex për mysafirët, dhe një mol të gjerë të ngritur me një dhomë ngrënie dhe një bar. Pjesa jugore e ishullit është me rërë të bardhë. Pylli i bukur në ishull është një kënaqësi për t’u eksploruar dhe ideal për të gjetur qetësinë. Ndërtoni shtëpinë e ëndrrave në këtë ishull të përsosur.

2 . Ishulli Macuata Vendndodhja: Fixhi, Paqësori Jugor


Çmimi: 2.85 milionë dollarë
Në Paqësorin Jugut, ndodhet ishulli i pabanuar Macuata i cili ka dalë në shitje për rreth 2.850.000 dollarë. Ky ishull është ideal për të rritur të ekspolruar natyrën, për të peshkuar dhe për të pushuar. Çmimi është i shtrenjtë, por do të jetë prona juaj përgjithnjë. Macuata është ishulli i përsosur për ata që duan të jenë pranë qytetërimit, por të izoluar mjaftueshme për të bërë pushimet e përsosura në një parajsë tropikale.

 

3. Isla Paloma Vendndodhja: Panama


Çmimi: 400 mijë dollarë dollarë
Për vetëm 400.000 dollarë ju mund të bleni ishullin 1000 metra katrorë, i cili ndodhet në anën veriore të Panamasë. Isla Paloma ka një shtëpi me dy dhoma gjumi. Ky ishull i veçantë të ofron luksin e kontrollit e vërtetë të specieve për shkak të madhësisë së tij të veçantë dhe në distancë ndaj masave të tjera të tokës. Isla Paloma ka një shumëllojshmëri shpendësh.

 

4 Ishulli Buck  Vendndodhja: BVI, Karaibe


Çmimi: Është në dispozicion sipas kërkesës
Ishulli Buck është i vendosur vetëm disa minuta më këmbë nga Tortola në Karaibë, ka një sipërfaqe prej 17.8 hektarësh dhe ka plazhe të bukura me rërë të bardhë. Ishulli Buck ka një shtëpi me shtatë dhoma gjumi të shpërndara në mesin e një shtëpie kryesore. Ky ishull është rreth 5 metra mbi nivelin e detit dhe afërsia me qendrën e fshatit ofron shumë mundësi. Linjat e telefonit dhe energjisë elektrike shtrihen nga toka në ishull, duke e bërë komunikimin më të lehtë. Çmimi është në dispozicion sipas kërkesës.

 

5.Ishulli i “The World”


Vendndodhja: Në brigjet e Dubait, “The World”, Gjirit Persian
Çmimi: 16 milion dollarë
Në brigjet e Dubait, një nga një sërë ishujsh të pazhvilluara privat do ju kushtojë 16 milion dollarë. Arrin në 4.7 hektarë tokë, Ishulli ka shumë potencial për t'u ndërtuar një vendpushim apo një vilë private. Ishujt Botërore ndodhet 4 kilometra larg bregut të Jumeirah, në afërsi të Palm Jumeirah, mes Burj Al Arab dhe Port Rashi. Mundësitë e pakrahasueshme që mund të gjendet në botë nuk do të jetë të plotë pa paqen absolute të mendjes. Ndërsa këta ishujt janë krijuar për jetën private dhe ekskluzivitetin, infrastruktura është projektuar për sigurinë dhe komoditetin e investitorëve, banorëve dhe vizitorëve - një infrastrukturë që ju lejon të relaksoheni.

 

6. Ishulli Mowgli  Vendndodhja: Kolumbia Britanike


Çmimi: 3.16 milion dollarë
Në Kolumbinë Britanike, Ishulli i Mowgli është në shitje për 3.16 milion dollarë. Ka një shtëpi me katër dhoma gjumi dhe një sipërfaqe prej më shumë se 1.000 metra katrorë të hapësirës në natyrë. Ishulli Mowgli është një mundësi e jashtëzakonshme për të poseduar një ishull ekskluziv privat. Prona të tilla si kjo rrallë bëhen të disponueshme për tu shitur. 

 

7. Pumpkin Key  Vendndodhja: Florida, SHBA


Çmimi: 110 million dollarë
Pumpkin Key është një ishull i jashtëzakonshëm privat që arrin në 10.5 hektarë i vendosur në gjirin e Floridas. Vetëm 10 minuta me helikopter nga Miami dhe 10 minuta me anije mund të arrini te ky vend magjik. Ky ishull me afërsi me Ocean Reef dhe Miami, ofron mundësi për intimitet pa izolim. Peizazhi i shëndetshëm dhe i gjallë të ofron mundësi të pafundme zhvillimi. Aktualisht ishulli përmban një shtëpi me tre dhoma gjumi.

 

8.Ishulli Ontario Vendndodhja: Ontario, Kanada


Çmimi: 2.23 million dollarë
Ishujt e Ontarios janë të lidhura nga një shkëmb i cekët. Ato janë të zhvilluara plotësisht, me shtëpi të vogla pushimi, të përditësuar me sisteme diellore, dhe mund të blihen për 2.230.000 dollarë.

 

9. White Island Vendndodhja: Grenada, Karaibe


Çmimi: 5.5 million dollarë
Ndodhet 27.4 kilometra në veri të Grenada-s, White Island është në shitje për 5.500.000 dollarë. Sipas listës, uji rreth ishullit është i thellë dhe i mjaftueshëm që një superjaht të ankorohet vetëm disa hapa larg nga plazhi.

 

10. Ishulli Nukudrau Vendndodhja: Fixhi, Paqësori Jugor

 


Çmimi: Çmimi është në dispozicion sipas kërkesës.
Një çudi e natyrës, Nukudrau është një ishull i vendosur në gjirin më të madh në hemisferën jugore, Natewa Bay. Nukudrau është i rrethuar nga ujërat e kristala të Paqësorit Jugor. Netewa Bay është i qetë dhe i mbushur me çdo lloj të jetës së detit që Paqësor Jugur të ofron. Nukudrau është i ndarë në 25 lote me tituj të veçantë. Pronari mund të ndërtojë një shtëpi ose të zhvillojnë në të gjithë ishullin në një vendpushim të klasit botëror. Topografia e ishullit është e mahnitshme me 7 maja që ngrihen nga deti; çdo shtëpi do të ketë një pamje mahnitëse. Në Nukudrau mund të shkohet nga qyteti port i Savusavu. Ka aeroplanë që vijnë çdo ditë nga aeroporti ndërkombëtar Nadi.

 

11. Cay Johnny Vendndodhja: Bahamas, Karaibe

 

Çmimi: Pothuajse 6 milion dollarë
Në Bahamas, Cay Johnny është në dispozicion për 5.990.000 dollarë. Shtëpia kryesore ka një pamje nga oqeani i kaltër. Ky, ishull i dëshirueshëm dhe plotësisht funksional, është një investim i përsosur. Cay Johnny gjithashtu ju ofron një shtëpi të veçantë duke ju siguruar strehim të mëtejshëm për familjen dhe miqtë.

 

12. Sand Dollar Cay Vendndodhja: Bahamas,Karaibe


Çmimi: Pothuajse 7.2 milion dollarë
I ndodhur gjithashtu në Bahamas, Ishullin Sand Dollar Cay mund ta bleni për 7.200.000 dollarë. Sand Dollar Cay ka plazhe të bukura me rërë të bardhë në të katër anët. Një ishull aty pranë ka një marinë dhe një pistë zbritjeje.

 

13. Ishulli Daydream (fantazisë) Vendndodhja: Australi,Paqësori Jugor


Çmimi: Çmimi është në dispozicion sipas kërkesës.
Ishulli i fantazisë është i vendosur në një grup ishujsh jashtë barrierës së madhe koralore në Australi. Blerja përfshin një resort turistik me 296 dhoma, një port, dhe spa. Çmimi është në dispozicion sipas kërkesës.

 

14. Ishulli Petra  Vendndodhja: New York City, SHBA


Çmimi: Çmimi është në dispozicion sipas kërkesës.
Ishulli Petra ndodhet vetëm 15 minuta larg nga New York City me helikopter. Një vilë në ishull është e ndërtuar nga Frank Lloyd Wright, ndërsa qëndrimi kryesor ishte frymëzuar nga një prej planeve të tij. Çmimi është në dispozicion sipas kërkesës.

 

15. Ishulli Ginger  Vendndodhja: BVI, Karaibe


Çmimi: Çmimi është në dispozicion sipas kërkesës.
I vendosur pranë Virgin Gorda në Ishujt e Virgjër Britanikë, Ishulli Ginger (xhenxhefil) 104 hektarë është tërësisht i pazhvilluar. Në anën jugore, dy gjiret formojnë një zemër. Çmimi është në dispozicion sipas kërkesës.

 

16. Belle Lune Island Ontario  Vendndodhja: Ontario, Kanada


Çmimi: 1.64 milion dollarë.
Me një koso prej 1.64 milion dollarësh, Belle Lune Island Ontario mund të bëhet i juaji. Ishulli ka një port të thellë, një dok, vilë, dhe një shtëpi për miqtë.


Më të lexuarat