Secondary Adv

Vaksina e Covid po rezulton premtuese

Share on Google+

Ndërsa kompani dhe kombe të ndryshme në mbarë botën nxitojnë të zbulojnë një vaksinë kundër SARS-CoV-2, disa kanë nisur të tregojnë rezultate premtuese. 

 

Vaksina në fazë testuese e Moderna, mRNA-1273, ka treguar rezultate premtuese fillestare duke qenë se në përgjithësi nxit antitrupa neutralizues në të rriturit e shëndetshëm. 

Testimi për vaksinat e Moderna po vazhdon dhe mbështetet nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), i cili është pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH) në SH.B.A. Vullnetari i parë që pranoi vaksinën e provës së Moderna u injektua në 16 Mars. 

Raporti i përkohshëm i testimit përqendrohet në 45 pjesëmarrës të moshës 18 - 55 vjeç. Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe prej 15 personash që morën dy injeksione intramuskulare, 28 ditë larg, duke marrë ose 25, 100, ose 250 mikrogramë të vaksinës së provës. 

Testimi tani është rritur për të përfshirë njerëz mbi 55 vjeç, me gjithsej 120 pjesëmarrës. Vetëm grupi i parë nën moshën 55 vjeç ishte pjesë e rezultateve të përkohshme. Asnjë efekt serioz anësor nuk u raportua. Mbi gjysma e vullnetarëve vuanin nga dhimbje koke, lodhje, të dridhura ose dhimbje ku injektoheshin. 

Sidoqoftë, efektet e pafavorshme sistemike u raportuan nga grupi që iu dha injeksioni i dytë dhe tek ata që morën dozën më të lartë. Studiuesit raportuan se dy dozat e vaksinës shkaktuan nivele të larta të aktivitetit të antitrupave. Faza 2 e testimit filloi në maj, dhe Faza 3 do të nisë këtë muaj.


Më të lexuarat