Secondary Adv

E gjithe bota do pajiset me testet e shpejta Covid

Share on Google+

Miliona teste të koronavirusit që japin rezultate në vend brenda pak minutash janë vendosur të shpërndahen në të gjithë botën. 

 

Testet e shpejta, të cilat kërkojnë vetëm 15 deri në 30 minuta për të dhënë një diagnozë, funksionojnë si një test shtatzënie dhe shfaqin dy vija blu kur dikush është pozitiv. Ato funksionojnë përmes një shtupe hunde që futet në një kuti që skanon antigjene, ose proteina që gjenden në sipërfaqen e virusit.

Testet e antigjenit zakonisht konsiderohet një metodë më pak e saktë, edhe pse shumë më e shpejtë e testimit. Vendet e pasura kanë përdorur teste gjenetike të gradës më të lartë, të njohura si teste PCR, por ato kërkojnë përpunim me pajisje të shtrenjta laboratorike dhe kimikate.

Kombet e varfëra thjesht nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë testimin e PCR në ndonjë shkallë të konsiderueshme, duke shkaktuar frikë se shpërthimet në Afrikë, Azinë Juglindore dhe Amerikën Latine po nën-raportohen. Ndërsa Evropa teston 243 njerëz për 100,000 në ditë mesatarisht, dhe Amerika e Veriut 395 teste, Afrika teston më pak se 16. 

Gjigandi amerikan i ilaçeve Abbott dhe prodhuesi i Koresë së Jugut SD Biosensor, që bëjnë pajisjet, kanë rënë dakord të furnizojnë 133 vende me të ardhura të ulëta me testet me çmim më të ulët prej 5 dollarë për kit testimi. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Fondacionet Bill dhe Melisa Gates thanë se projekti 600 milion dollarë mund të fillojë që nga muaji tjetër. Kombet më të pasura gjithashtu do të kenë akses në testet e Abbott dhe SD Biosensor, megjithëse ata do të duhet të paguajnë një tarifë më të lartë.


Më të lexuarat