Shkencëtarët më në fund kanë zgjidhur misterin pse disa kafshë janë të prekshme nga infeksioni i koronavirusit ndërsa të tjerë jo.
Ata pretendojnë se kjo është për shkak të ndryshimeve të vogla në strukturën molekulare të receptorëve të tyre ACE2, të cilat gjenden në sipërfaqet e qelizave. ACE2 është e zakonshme tek njerëzit dhe gjendet në të gjithë trupin, përfshirë edhe në mushkëri. Është quajtur 'porta hyrëse' për koronavirusin.
Shumë kafshë kanë versionin e tyre të ACE2, por versioni i secilës specie është paksa i ndryshëm në strukturën e tij molekulare. Këto ndryshime, besojnë shkencëtarët, shpjegojnë pse disa kafshë - si macet dhe lopët - infektohen, ndërsa speciet e tjera - përfshirë derrat dhe pulat - janë imunë.
Përgjatë rrjedhës së pandemisë, ka pasur shumë raste të raportuara të infektimit të kafshëve me koronavirus. Studimet shkencore gjithashtu kanë analizuar gjenomet e specieve të ndryshme në të cilat nuk ka pasur raste të konfirmuara, por kafsha mund të infektohet nëse ekspozohet.
Një studim i botuar në tetor zbuloi dhjetëra kafshë të cilat janë rregullisht në kontakt të ngushtë me njerëzit janë të ndjeshëm ndaj infeksionit, për shembull. Një studim i veçantë i botuar në nëntor nga studiuesit në Universitetin Dalhousie në Kanada vëzhgoi gjitarët detarë dhe zbuloi të paktën 15 lloje të delfinit, fokës dhe balenës që mund të infektohen.
Të dyja këto studime kanë punuar në situata hipotetike bazuar në njohuritë para-ekzistuese të SARS-CoV-2 dhe gjeneve të kafshëve të cilat përmbajnë receptorin ACE2.