
Ide interesante per te dekoruar shtepine ne 2015
Vera erdhi! Po mendoni të ndryshoni ambientet e shtëpisë dhe ta bëni atë të këndshme, shumëngjyrëshe dhe çlodhëse? Ja disa ide se si shtëpia juaj të shkëlqejë nga ngjyrat dhe mobiljet, vetëm me pak organizim ju mund të ndryshoni gjithcka.
Mbulesa krevati në ngjyrë rozë
Nëse këni një kokë krevati në ngjyrë të zezë, mbulesa në ngjyra të ëmbëla, të tilla si ajo në tonë rozë, do të ishte ide perfekte.
Vizatoni numëra “gjigandë” në mure
Vendosni numrin tuaj me fat në murin e dhomës së ndenjes për një ndjenjë më pozitive.
Kontrastet e blusë
Dekori minimal në këtë dhomë gjumi është interesant, e kjo falë dy ngjyrave të forta të ë njëjtës familje.
Oxhaqe të lyera nga brenda
Nuk do ta besoni së po të lyeni oxhakun nga brenda, ju do të krijoni një hapsire më të madhe, duke i dhënë një dimension ndryshe.
Jastëkët e qëndisur
Nëse jeni mirë me të qëndisurën, filloni punën dhe bëni disa jastëkë perfektë për sallonin. Jo vetëm që janë në modë por i japin një sy tjetër shtëpisë suaj.
Divane statike
Divanet statike jane perfekte nëse ju keni kafshë në shtëpi, pasi atyre ju pëlqen që të fshihen nën to. Shpeshherë kjo sjell bezdisje, por edhe papastërti.
Raftet e “padukshme”
Raftet tuaja dhe muret në një ngjyrë të errët shkojnë perfekt me njëri-tjetrin. Dizajnuesit rekomandojnë se në dhomën tuaj të ndenjes duhet të ketë të paktën një raft të mbështetur në mur. Si argumentohet ky dekorim? Jo vetëm që i jep dhomës një pamje mbresëlënëse, por edhe mund të përdoret për shumë funksione në të njëjtën kohë. Ju mund të vendosni librat tuaj të parapëlqyer, sendet tuaja që tashmë janë hedhur nëpër shtëpi. Raftet në shtëpi ju frymëzojnë jo vetëm për dekorim, por edhe për të organizuar dhe mbledhur sendet tuaja personale.
Dyert me dy ngjyra
Nëse ju pëlqejnë ngjyrat dhe dëshironi që të luani me idetë e projektimit, provoni të lyeni derën në dy ngjyra.
Më shumë hapësirë
Nëse dhomat tuaja janë tepër të mëdha, mos synoni që ti ngarkoni ato së tepërmi. Nëse ato janë të vogla, mundohuni që brenda tyre të ketë sa më pak mobije dhe aksesorë. Stili minimalist është shumë në modë këtë vit.
Kopshtet vertikale janë art
Nëse jeni të dhënë mbas luleve por nuk keni shumë hapësirë për ti rritur ato. Ndërtoni një kopësht vetikal në ballkon. Do të ishtë një ide gjeniale, mjafton të keni kangjella dhe në to, i jepni jetë artit tuaj.
E jeshilja e guxhimshme dhe e bardha e zymtë
Kjo mund tu marrë pak kohë, por është një ide gjeniale, kombinimi i dy ngjyrave në muret e një dhomë, do ti jepë një hije tepër të ëmbël apartamentit tuaj.
Një pasqyrë e vogël
Është një fakt i njohur se një pasqyrë e madhe e zgjeron një dhomë. Por, provoni të vendosni një pasqyrë të vogël. As nuk duhet ta mendoni se forma e pasqyrës nuk ka shumë rëndësi. Ajo ka po aq rëndësi sa orenditë e tjera të shtëpisë. Për më tepër, pasqyra shërben si element dekori edhe për muret.
Karrike kadife për ngrënie
Provoni të përdorni si karrigë ngrënie ato kadife. Jo vetëm që janë të rehatshme por këto karrike kadife në ngjyrë vjollcë do t’i japin kuzhinës suaj thekse franceze.
Ndricues të vegjel dhe të varur
Ndriçim indirekt shpesh mund të jetë element negativ. Nuk mund të mohohet se ndriçimi luan një rol shumë të rëndësishëm në ambientet e shtëpisë. Nëse doni të krijoni ndriçim minimalist dhe modern, duhet të merrni në konsideratë modelet bashkëkohore, të cilat duken si varëse të vërteta. Me këto modele, shtëpia duket më e gëzueshme dhe shumë komode.
Letër murale në ngyra të zbehta dhe llambadarë të zinj
Nëse muret e dhomës suaj janë të zbehta ose në ngjyra të hapura, disa ndricuesa muralë në ngjyrë të zezë do ti japin një kontrast të fortë. Kontrastët këtë vit janë një ndër trendet kryesore të arredimit.
Më të lexuarat








