Secondary Adv

Edhe kafshet mund te vaksinohen kunder Covid

Share on Google+

Kafshët shtëpiake mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër Covid-19 për të frenuar përhapjen e virusit, ka thënë një grup shkencëtarësh.   

 

Coronavirus mund të infektojë një gamë të gjerë të specieve duke përfshirë macet, qentë dhe specie të tjera të zbutura, thanë ekspertët nga Universiteti i UEA. Ata shkruan se evolucioni i vazhdueshëm i virusit tek kafshët i ndjekur nga transmetimi te njerëzit "përbën një rrezik të rëndësishëm afatgjatë për shëndetin publik".

Nuk është e paimagjinueshme që vaksinimi i disa specieve të kafshëve të zbutura mund të jetë i domosdoshëm për të frenuar përhapjen e infeksionit, thanë ata. Një nga autorët e studimit tha se qentë dhe macet mund të marrin koronavirusin, por që nuk ka raste të njohura në të cilat ka pasur kthim te njerëzit.

Ka kuptim të zhvillohen vaksina për kafshët shtëpiake, ashtu si një masë paraprake për të zvogëluar këtë rrezik, tha ai. Interesante është se rusët tashmë kanë filluar të krijojnë një vaksinë për kafshët shtëpiake, për të cilën ka shumë pak informacion.

SARS-CoV-2 mund të infektojë një gamë të gjerë të specieve pritëse, duke përfshirë macet, qentë dhe specie të tjera të egra dhe të zbutura dhe, prandaj, vaksinimi i kafshëve të zbutura mund të jetë i nevojshëm për të ndaluar evolucionin e mëtejshëm të virusit.

Ndërsa fushatat e vaksinimit kundër SARS-CoV-2/Covid-19 janë duke u shpërndarë në të gjithë botën, variantet e reja të virusit që kanë potencialin të përfshijnë popullatën njerëzore, ka të ngjarë të vazhdojnë të evoluojnë.


Më të lexuarat