
Ide kreative per ndricimin e shtepise
Që nga kohët e lashta, njerëzit bënin të pamundurën që të krijonin dritë brenda hapsirave të tyre. Fillimisht janë përdorur pishtarët, më vonë - qirinjte, llambat e vajgurit, etj, dhe e gjithë kjo e bëri jetën më të gjatë dhe më të lehtë. Ndërsa sot ka një shumëllojshmëri të gjerë të teknologjive sikurse mund të përmendim llambat led, ngjyra, dizajnet e ndryshme etj.
Dizenjusit në mbarë botën janë duke u zhvilluar shumë zgjidhje për ndricmin e hapsirave të brendshme. Ka shumë stile, por edhe shumë projekte janë të ngjashme. Sot arreduesit japin këshilla se si ju mund ta bëni dhomën tuaj të ndenjës të veçantë dhe të ndryshme nga të tjerat?Idetë për ndricmin e dhomës së ndenjes luajnë rol të rëndësishëm në perceptimin e gjithësecilit. Ndriçimi mund të fshehë disa nga detajet, për të theksuar elementet e nevojshme si edhe për të krijuar rehatinë që secli dëshiron.
Nuk mund të mohohet se ndriçimi luan një rol shumë të rëndësishëm në ambientet e shtëpisë. Nëse doni të krijoni ndriçim minimalist dhe modern, duhet të merrni në konsideratë modelet bashkëkohore, të cilat duken si varëse të vërteta. Me këto modele, shtëpia duket më e gëzueshme dhe shumë komode.
Të gjitha idetë e ndriçimit të mjedisit mund të ndahen në katër grupe:
1. Ndricimi i përgjithshëm.
Dizenjuesit sygjerojnë një ndricim uniform në të gjithë dhomën. Ky lloj ndricimi është i njohur. Llambadarët, zakonisht gjendet në tavan, në mure ose në mes të dhomës. Ndriçimi i ambient është drita e përgjithshme që mbush dhomën. Drita është e shpërndarë dhe krijon një shkëlqim të përgjithshëm. Ajo s’duhet të bjerë shumë në sy.
2. Ndricimi lokal.
Për të izoluar një zonë të caktuar. Për shembull, ndriçimi mbi tavolinë ose në oxhak është një ide tepër interesante për dhomën e ndenjes. Ky lloj ndriçimi përqëndron dritë në një zonë apo vend të caktuar sipas asaj që ne dëshirojmë të theksojmë. Ndriçim për të lexuar, për të shkruar apo për të punuar punë artizanale në dorë.
3. Ndricimi dekorativ.
Ky lloj ndriçimi trajtohet si nje element dizajni. Një shembull do të ishte një mbajtëse qirinjsh e hekurt, një ndriçues i vogël në formën e një fluture ose spotet e ndriçimit të vendosura në tavan. Ky lloj ndriçimi nuk përdoret për funksionin bazë dritën por për një prekje dekori në dhomë.
4. Ndriçimi antik.
Ndriçimi antik thekson një pjesë të caktuar të dhomës apo një objekt në dhomë. Shembull për këtë mund të jetë një skulpturë apo një pikturë domethënëse të cilës i është vendosur një ndriçim i tillë i veçantë për ta bërë me speciale praninë në dhomë. Ndriçimi antik konsiderohet ndriçimi më “dramatik” në llojet e ndriçimit.
Edhe pse zgjedhja e mënyrës së ndriçimit në shtëpi mund të duket një zgjedhje dhe metodë standarde, sot shfaqet më e komplikuar se më parë duke qenë se tregu të ofron shumë modele. Niveli i ndriçimit varet nga hapësira e dhomës, pasi disa mund të ndriçojnë fort vetëm një kënd të dhomës disa të tjerë i japin asaj një shkëlqim verbues. Ndaj duhet të bëni kujdes që ndriçimi të kombinohet me aksesorët e tjerë të dhomës, por të ketë edhe ndriçim të përshtatshëm për të.
Aty ku është e mundur, ideale do ishte krijimi i një vendi të hapur, që të bashkojë aneksin dhe kuzhinën në mënyrë që të fitoni hapësirë dhe të shtoni ndriçimin. Nëse nuk keni mundësi, atëherë mund ta favorizoni kalimin e dritës mes dy hapësirave përballë njëra-tjetrës, edhe pa hequr dorë nga ndarja e tyre, duke ulur lartësinë e murit ndarës në mënyrë që të lejoni shpërndarjen e vazhdueshme të dritës dhe të zgjasni kohën e ndriçimit diellor.
Zgjidhni me kujdes abazhurët. Nëse dhoma është e errët, atëherë do t’iu duhet ndihma e dritës artificiale dhe është shumë e rëndësishme që ky përbërës i mobilimit të jetë jo vetëm i zgjedhur me shije, por edhe funksional. Këshilla jonë do të ishte të zgjidhnit një ndriçues me sistem, që përveçse ështëdekorativ, ju ndihmon që të keni ndriçim më të mirë në shtëpi, krahasuar me llambadarin klasik që ka vetëm një llambë.
Më të lexuarat








