Secondary Adv

Michelin nis prodhimin e gomave pa ajer

Share on Google+

Gomat rezistente ndaj goditjeve kanë qenë një koncept intrigues për shumë vite

 

Prodhuesi i gomave, Michelin, ka punuar në krijimin e gomave të tilla që nga viti 2005 dhe pas më shumë se një dekade pune, tani është më afër realitetit. Kompania mori gomat e saj të papërshkueshme në një provë për herë të parë, në një makinë elektrike.

Më shumë se 3 mld goma prodhohen çdo vit në të gjithë botën. Pasi tejkalojnë jetën e tyre, këto goma zakonisht përfundojnë në landfille. Ato janë gjithashtu në rrezik të djegies dhe lëshimit të tymit toksik në atmosferë. 

Prodhuesi francez i gomave, Michelin, po përdor të dyja këto qasje për t'i bërë gomat e tij më të "gjelbërta" në të ardhmen. Përmes Konceptit të saj Vision, kompania dëshiron të bëjë goma që janë pa ajër, të rimbushshme, të lidhura dhe të qëndrueshme.

Sistemi unik i gomave (UPTIS) është goma pa ajër që, falë modelit unik, nuk kërkon mbushje ajri dhe, as nuk shpohet kurrë. Sipas kompanisë UPTIS kombinon një rrotë alumini dhe ka një strukturë fleksibël mbajtëse të ngarkesës e cila është bërë nga plastika e përforcuar me fibra qelqi (GFRP).

Kompania është e bindur se me këtë dizajn, mund të vazhdojë të ofrojë performancën e gomave konvencionale Michelin. Ndërsa ne nuk e dimë gamën e çmimeve të këtyre gomave, kompania tha se ata ishin në rrugën e duhur që gomat të arrinin në treg deri në vitin 2024.


Më të lexuarat