Secondary Adv

Gjermania zbulon trenin e pare teresisht autonom

Share on Google+

Siemens dhe operatori gjerman hekurudhor Deutsche Bahn (DB) zbuluan të hënën trenin e parë në botë pa shofer, plotësisht të automatizuar në qytetin e Hamburgut.

 

Megjithëse dhe Parisi ka trena metro pa shofer, treni i ri nga Siemens dhe Deutsche Bahn është treni i parë plotësisht i automatizuar që mund të lëvizë me siguri në infrastrukturën hekurudhore ekzistuese së bashku me trenat e rregullt të drejtuar nga njerëzit.

Siemens e përshkruan trenin e ri si më efikas për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale, e cila ndihmon trenin të mbajë programin dhe të plotësojë kërkesat e rritura të udhëtimit në mënyrë më efikase sesa një shofer njeri.

4 trenat do të hyjnë në punë në rrjetin e shpejtë hekurudhor urban të S-Bahn të Hamburgut verior dhe ata do të fillojnë të mbajnë pasagjerë në dhjetor. Treni u zhvillua dhe u ndërtua si pjesë e një projekti modernizimi prej 60 mln eurosh të drejtuar nga DB i quajtur projekti Digital Rail Germany.

Treni i ri do të jetë plotësisht i automatizuar, megjithëse një operator njerëzor do të jetë i pranishëm sa herë që udhëtarët janë në bord për të garantuar sigurinë. Manovrat e shmangies, të tilla si kthimi i trenit, mund të kryhen pa askënd në bord.

Ne po e bëjmë transportin hekurudhor më inteligjent, tha CEO i Siemens Roland Busch në deklaratë.


Më të lexuarat