Secondary Adv

Nje makine elektrike fluturuese ne shitje ne 2024

Share on Google+

Një kompani izraelite ka zbuluar makinën e saj me dy vende, që shpreson të përdoret për të transportuar udhëtarët nëpër qiellin e qytetit në vitin 2024.

 

Mjeti ajror i gjithi elektrik i ngritjes dhe uljes vertikale (eVTOL) kryesisht do të shitet në SHBA, ku FAA ka punuar me zhvilluesit AIR për 2 vjet në përgatitjen e licencimit dhe rregulloreve për ta bërë atë të ligjshëm dhe të sigurt.

Drejtuesit e AIR thonë se ata shpresojnë të kenë miratimin deri në fund të vitit 2023 për automjetin e tyre AIR ONE, që pritet të kushtojë "afërsisht sa një makinë rrugore e nivelit të lartë".

Shumë pak detaje rreth çmimit dhe disponueshmërisë janë publikuar për automjetin, i cili ka dy ndenjëse dhe mund të përshkojë deri në 110 milje me një karikim të vetëm.

Ai do të shitet për konsumatorët të cilët do të jenë në gjendje të përdorin softuerin e tij i cili do t'i lejojë ata ta përdorin atë në ajër pa u trajnuar, ose pa qenë pilotë të licencuar.

Firma ka ndërtuar gjithashtu një seri prototipash me madhësi të plotë, të kërkuara si pjesë e procesit rregullator, për testime të shpejta dhe ndryshime përpara miratimit për të fluturuar. 


Më të lexuarat