Secondary Adv

Projektohet qyteti i pare lundrues ne bote

Share on Google+

Qyteti i parë lundrues në botë do të ndërtohet në brigjet e Koresë së Jugut deri në 2025 si një mënyrë që njerëzimi të mbijetojë në rritjen e nivelit të detit.

 

I mbështetur nga OKB, qyteti lundrues, i ndërtuar në brigjet e qytetit të Busanit, do të jetë 'një infrastrukturë rezistente ndaj përmbytjeve' e përbërë nga disa ishuj të krijuar nga njeriu.

Qyteti do të gjenerojë energji elektrike nga panelet diellore në majë të ndërtesave, do të prodhojë vetë ushqimin dhe ujin e freskët. Ai gjithashtu mund të përballojë fatkeqësitë natyrore, duke përfshirë përmbytjet, cunami dhe uraganet e kategorisë 5, pasi platformat e tij lundruese do të ankorohen në fundin e detit.

Ndërtimi i qytetit lundrues, i vlerësuar të kushtojë 200 milionë dollarë, së shpejti do të fillojë. Mbetet e paqartë nëse banorët do të tarifohen për të jetuar atje, apo sa mund të kushtojë qiraja.

Vendndodhja e saktë e 'prototipit' të ishullit lundrues është gjithashtu ende për t'u përcaktuar, megjithëse porti verior i Busanit është një opsion i mundshëm, sipas Oceanix. Çdo ishull do të jetë në formë gjashtëkëndore dhe do të përmbajë një shtresë gëlqerore që është dy deri në tre herë më e fortë se betoni.

Ndërtimi i qytetit do t'i japë përparësi materialeve me burim lokal, duke përfshirë bambu me rritje të shpejtë që ka gjashtë herë më shumë forcë në tërheqje se çeliku dhe një gjurmë negative të karbonit.


Më të lexuarat