Secondary Adv

Zhvillohet kamera me e vogel ndonjehere

Share on Google+

Ndonëse është sa madhësia e një kokrre kripe, një kamerë e re mikroskopike mund të kapë imazhe të qarta, me ngjyra të plota në të njëjtin nivel me lentet normale.

 

Pajisja optike kapërcen problemet me dizajnet e mëparshme të kamerës me madhësi mikro, të cilat kanë tendencë të marrin imazhe të shtrembëruara dhe të paqarta me fusha shikimi shumë të kufizuara.

Kamera e re mund të lejojë robotët super të vegjël të ndiejnë mjedisin e tyre, apo edhe të ndihmojë mjekët të shohin problemet brenda trupit të njeriut.

Kamera e vogël e zhvilluar nga shkencëtari kompjuterik Ethan Tseng mbështetet në një 'metasipërfaqe' të veçantë të mbushur me 1.6 mln shtylla cilindrike, që mund të modulojnë sjelljen e dritës. 

Fotografitë që merr pajisja e vogël ofrojnë imazhet me cilësi më të lartë me fushën më të gjerë të shikimit për çdo aparat fotografik metasipërfaqe me ngjyra të plota të zhvilluar deri më sot.

Përveç një mjegullimi të vogël pranë skajeve të kornizës, imazhet që kamera e vogël mund të regjistrojë janë të krahasueshme me ato të marra me një konfigurim të rregullt kamere me madhësi të plotë.

Kamera gjithashtu mund të funksionojë mirë në dritë natyrale, në vend të dritës së pastër lazer ose kushteve të tjera shumë të idealizuara që kërkohen nga kamerat e mëparshme.


Më të lexuarat